KONKURS PUNE
Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK shpall konkurs për pozitat si në vijim:
Pozita Nr. i pozitave
Menaxher/e i/e Shitjes 1
Menaxher/e i/e Restaurantit dhe Barit 1
Bellboy 1
Pozita: Menaxher/e i/e Shitjes
Përgjegjësit:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për shërbimet hotelierë, spa & wellness
- Promovimi i paketave termale, rehabilituese dhe turistike
- Krijimi dhe mirëmbajtja e bashkëpunimeve me agjenci turistike, kompani, institucione dhe klientë individualë
- Menaxhimi i rezervimeve në grup dhe kontratave afatgjata
- Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja të shitjes
- Raportim i rregullt te drejtoria për rezultatet e shitjes
- Bashkëpunim i ngushtë me recepsionin, marketingun dhe menaxhmentin
Kriteret
- Përvojë pune në shitje (preferohet në hoteleri, turizëm, spa ose shëndetësi)
- Njohuri shumë të mira të shërbimeve hotelierë dhe turistike
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi
- Aftësi për menaxhim të kohës dhe punë nën presion
- Njohuri në përgatitjen e ofertave dhe paketave të shitjes
- Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve
- Njohuri të mira të punës me kompjuter (MS Office, email, sisteme rezervimi – përparësi)
- Njohuri të gjuhës angleze
Pozita: Menaxher/e i/e Restaurantit dhe Barit
Përgjegjësit:
- Menaxhimi i përditshëm i restaurantit dhe barit
- Organizimi dhe mbikëqyrja e stafit të shërbimit dhe barit
- Sigurimi i cilësisë së lartë të shërbimit ndaj mysafirëve
- Planifikimi i orareve të punës dhe ndarja e detyrave
- Menaxhimi i furnizimeve, porosive dhe stokut
- Kontrolli i higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardeve HACCP
- Bashkëpunim me kuzhinën, recepsionin dhe menaxhmentin e hotelit
- Menaxhimi i ankesave dhe kërkesave të mysafirëve
- Raportim i rregullt për shitjet dhe performancën
Kriteret:
- Përvojë pune në restaurant/bar (preferohet në pozita menaxheriale)
- Njohuri shumë të mira të shërbimit të ushqimit dhe pijeve
- Aftësi udhëheqëse dhe organizative
- Aftësi të mira komunikuese dhe zgjidhje problemesh
- Aftësi për punë nën presion dhe në turne
- Njohuri bazë të menaxhimit të kostos dhe stokut
- Njohuri të punës me kasa fiskale dhe sisteme menaxhimi – përparësi
Pozita: Bellboy
Detyrat:
- Pritja dhe përcjellja e mysafirëve gjatë check-in dhe check-out
- Ndihmë për bartjen e bagazheve të mysafirëve
- Orientimi i mysafirëve brenda hotelit (dhomat, restaurant, spa, pishinat, etj.)
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirat përkatëse
- Bashkëpunim me recepsionin dhe stafin tjetër të hotelit
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës së menaxhmentit
Kriteret:
- Edukatë dhe paraqitje e mirë
- Aftësi të mira komunikuese
- Gatishmëri për punë ekipore
- Përgjegjësi dhe korrektësi
- Fleksibilitet në orar (turne)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
Shënim: Për çdo pozitë, paga është konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës. Kriteret e detajuara për secilën pozitë do të shqyrtohen gjatë intervistës. Përparësi do të kenë ata që kanë përvojë pune të mëparshme në pozitat e shpallura
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 06 Shkurt 2026 në emailin [email protected] , me subjektin: “Pozita për të cilin aplikoni” – Emri dhe Mbiemri juaj.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Parimi i barazisë:
Banja e Kllokotit Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.
Apliko shpejtë përmes sistemit!