business

Udhëheqëse e Kopshtit


Ruaj
  • star Publikuar: 22-12-2025
  • star Skadon: 15-01-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Mitrovicë
Numri i pozitave 1

Konkurs:

Diakonie Training Center

Kopshti I Fëmijeve “ Kindergarten”

Pozita: Udhëheqëse e Kopshtit – 1(një) Pozitë

Orari: 40 orë në javë

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Të posedojë Diplomë Fakulteti me programe të edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve parashkollor;
  2. Aftësi të mira komunikuese dhe paraqitje profesionale;
  3. Aftësi të mira në përdorimin e programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Word dhe Microsoft Excel;
  4. Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi;
  5. Aftësi për punë nën presion;
  6. Njohuri të Gjuha Angleze dhe Gjuha Gjermane- e preferuar;
  7. Patent shofer (Kategoria B) - e obliguar.

Detyrat e punës:

  1. Udhëheq dhe menaxhon veprimtarinë e institucionit parashkollor në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi;
  2. Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e stafit edukativo-arsimor, administrativ dhe mbështetës;
  3. Siguron zbatimin e kurrikulës parashkollore, standardeve profesionale dhe cilësisë së shërbimeve;
  4. Garanton sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe përmbushjen e kushteve hapësinore e sanitare;
  5. Administron dokumentacionin ligjor, financiar dhe institucional, përfshirë raportimet dhe aplikimet për grante dhe rilicencim;.
  6. Përfaqëson institucionin dhe bashkëpunon me prindërit, institucionet publike dhe partnerët relevantë.

Të interesuarit duhet të sjellin Diplomën, CV me foto, letër motivuese, dokumentet tjera mbështetëse (diploma, çertifikata trajnimeve etj.) Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati për aplikim është deri 15.01.2026

Aplikacione duhet t‘i dergoni edhe në adresen elektronike: [email protected]