Islamic Relief Kosova
Njoftim për shërbimin e Iftareve – Ramazan 2025
Data e përgatitjes së njoftimit: 28 /01/2025
Nr. T- 03/2025
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim shpërndarjen e rreth 15,000 iftareve për së paku 3,500 familje gjatë ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit, në kuadër të projektit të Ramazanit 2025. Kjo është sasia minimale dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mbledh fonde shtesë, qoftë nga kampanjat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Implementimi i projektit do të bëhet në disa komuna te caktuara nga Islamic Relief Kosova, te cilat jane: 1. Prishtinë, 2. Fushë Kosovë, 3. Drenas, 4. Skenderaj, 5. Vushtrri, 6. Mitrovica, 7. Prizreni, 8. Gjilan, 9. Pejë, 10. Podujevë, 11. Ferizaj dhe 12. Lipjan.
Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4. | Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e ushqimeve | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
5. | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar |
6. | TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 |
Lista e ushqimeve | ||||
Nr. | Emërtimi | Çmimi për njësi | ||
1 | Hamburger (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar |
| ||
2 | Sendwich (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar |
| ||
3 | Pica + 1.5l pije e gazuar |
| ||
4 | File pule (e shoqeruar me oriz, sallatë dhe sos) + 1.5l pije e gazuar |
| ||
5 | ½ Pulë (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar | |||
6 | Pleskavice (e shoqëruar me patate te skuqura dhe sallatë) + 1.5l pije e gazuar | |||
Gjithsej: |
|
| - | |
Vërejtje:
- Përparësi në këtë tender do të kenë operatorët që operojnë në qytetet e përmendura më lart.
- Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përzgjedhur një ose më shumë operatorë, duke vlerësuar cilësinë e shërbimeve dhe lokacionin e tyre.
- Ofertat do të përzgjidhen në bazë të cilësisë së ushqimit që ofrohet.
- Ofertat që nuk i plotësojnë kushtet e përmendura më lart, nuk do të merren në konsideratë.
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull –“Islamic Relief Kosova – Iftare / Ramadan 2025” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable (përfituesve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartpërmendura më së voni deri më date 11 / 02 /2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.