business

Agjent i shitjes

  • star Publikuar: 23-02-2024
  • star Skadon: 10-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1021

Agjent i shitjes

Surprice car rentals është kompani që ofron shërbime të dhenies me qera të veturave. Më një eksperiencë të dëshmuar dhe me zyrat kryesore në afërsi te Aeroportit “Adem Jashari” Sllatine.
Surprice Car Rentals është një brend internacional në rritje të vazhdueshme në fushën e dhenies me qira te veturave, i cila ka si përparësi të ofrojë shërbime cilësore me tarifa të përballueshme dhe kushte fleksibilite për klientët.

Me ekip të ri dhe staf të përkushtuar ndaj shërbimit për klientë Surprice car rentals ofron një ambient inovativ, shoqëror dhe mbështetës me një mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht. Për shkak të zgjerimit tonë si kompani, ne i ftojmë kandidatët ambicioz për të aplikuar në pozitën e Agjentit të shitjes.

Kompania do të ofrojë:

  • Kushte moderne të punës
  • Pagë konkurruese dhe bonuse
  • Mundësi zhvillimi profesionalisht në një kompani vazhdimisht në rritje

Pozita:

Ne jemi duke kërkuar Agjent të Shitjes për ta prezentuar shërbimet dhe produktet tek klientët tanë . Agjenti i shitjes do të jetë përgjegjës në asistimin e klientëve me produktet extra të kompanisë dhe duke e bërë shërbimin e qiradhenies së veturave shumë më të lehtë dhe më të sigurt.

Agjenti i shitjes duhet të jetë person aktiv, me aftësi shumë të mira komunikuese duhet të jetë analitik, dhe veçanërisht pasionant.

Përgjegjësit kryesore:

  • Të kryej procedurat pick-up dhe drop-off të klientëve që vijnë përmes rezervimeve në platformat online dhe thirrjeve telefonike;
  • Ofron informacione për klientë në lidhje me shërbimet dhe produktet e kompanisë;
  • Të rris nivelin e shitjeve për kompaninë;
  • Kontakton klientët sipas planit të shitjes së kompanisë;
  • Kupton dhe i respekton procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e kompanisë;
  • Ti raportoj direkt Menaxherit të zyrës ;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperience në fushën e shërbimit për klientë
  • Preferohet të ketë përvojë pune në shitje apo marketing;
  • Eksperienca në qira dhënie është njëpërparësi, por jo e domosdoshme.

Kompania është e determinuar në ofrimin e një ambienti me diversitet dhe të qenurit punëdhënës të barabartë na bënë krenar. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen për punësim në kompaninë tonë pa dallim race, ngjyre, besimi apo gjinie.

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën [email protected], me subject “Agjent i shitjes– Emri i Kandidatit”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar
  • Data e fundit për aplikim është 10.03.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.