
Shpallje Pune – EV COMPANY sh.p.k.
EV COMPANY sh.p.k. kërkon punëtorë për projekte ndriçimi dhe punime infrastrukturore, me mundësi punësimi nga i gjithë territori i Kosovës për kandidatët që plotësojnë kushtet bazë.
Pozitat e hapura:
1. Punëtor për vendosjen e kubëzave në trotuare (me përvojë pune)
2. Ndihmës për vendosje të kubëzave
3. Elektricist i kualifikuar
4. Ndihmës elektricisti (me njohuri bazë në punime elektrike)
5. Punëtor fizik për punët e lartcekura
Kualifikimet:
• Për pozitat profesionale (si elektricist dhe kubëzues), kërkohet përvojë paraprake në fushën përkatëse
• Për pozitat ndihmëse dhe fizike nuk kërkohet përvojë – udhëzoheni nga profesionistë në terren
• Përkushtim në punë, aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe gatishmëri për punë fizike në ambient të jashtëm
Çka ofrojmë:
• Kushte të mira pune dhe ambient profesional
• Pagesë e rregullt dhe korrekte (diskutohet në intervistë)
• Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
Lokacioni i punës: Prishtinë
Aplikohet nga gjithë Kosova, nëse i plotësoni kushtet bazë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë në:
Email: [email protected]
Telefon: +383 49 116 167
Apliko shpejtë përmes sistemit!