business

AGJENT SHITJE / KOMERCIALIST (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 23-04-2026
  • star Skadon: 08-05-2026
Kompani Dauti Komerc
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë, Gjilan
Numri i pozitave 2

KONKURS PËR PUNË

Kompania “Dauti Komerc” Sh.P.K, me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita:
2 (Dy) AGJENT SHITJE / KOMERCIALIST për rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit

Përshkrimi i pozitës:
Pozita ka për qëllim zhvillimin e rrjetit të shitjes, rritjen e volumit të shitjeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët në terren.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj;
  • Mirëmban dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues;
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit të punës;
  • Identifikon mundësi të reja për shitje dhe zgjerim të tregut;
  • Respekton rregullat dhe procedurat e kompanisë;
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme e përfunduar;
  • Përvoja në shitje (avantazh);
  • Patentë shoferi – Kategoria B;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi, si dhe gatishmëri për punë në terren.

Ofrohet:

  • Pagë konkurruese;
  • Bonus në bazë të performancës;
  • Mundësi zhvillimi profesional.

Aplikimi:
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet përcjellëse në:

“Dauti Komerc” Sh.P.K, Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, fshati Gërlicë
(çdo ditë pune, 08:00 – 16:00)

Informata shtesë:

  • Tel: 049-736-933
  • Afati i aplikimit: 08.05.2026

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu