business

Merchandiser/e - Divizioni i Ushqimit

  • star Publikuar: 25-01-2023
  • star Skadon: 08-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 16262

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të vëllimit të procesit të punës dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës, me datë 25 janar 2023, shpall këtë:

KONKURS

Për pozitën:

1. Merchandiser/e, Divizioni i Ushqimit - një ( 1 ) pozitë.

Vendi i Punës:

  • Ferizaj.

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin, dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar.
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
  • Siguronë pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 08.02.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.