business

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI - Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin e Jashtëm

  • star Publikuar: 15-03-2023
  • star Skadon: 29-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5120

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIMET KONSULTATIVE – PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

VENDI – Kosovë

EMRI I PROJEKTIT- Projekti për Forcimin e Sektorit Financiar,

IDA Nr. Kredit 6416-XK

Projekt ID Nr.165147

TITULLI I DETYRËS: Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin e Jashtëm

Numri i referencës: FSSP-CQ-CS-07

Data: 15 Mars 2023

Sfondi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur, i orientuar drejt zhvillimit, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë rrezikun e kreditor me institucionet financiare. Duke garantuar portofolet e kredive të institucioneve financiare, ne synojmë të rrisim qasjen në financa për NMVM-të, të mbështesim zhvillimin e sipërmarrjeve, të mbështesim prodhimin dhe shërbimet vendore që krijojnë vlerë të shtuar, krijojnë vende të reja pune dhe mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

FKGK punon me bankat, IMF-të, NFBI-të, donatorët, Qeverinë e Kosovës; Bankën Qendrore të Kosovës dhe komunitetin e NMVM-ve për të arritur objektivat e mëposhtme:

  • Kontribuim në zhbllokimin dhe mobilizimin e likuiditetit të tepërt në banka për të katalizuar rritjen e biznesit dhe punësimin
  • Rritjen e kreditimit për NMVM-të në Kosovë nga institucionet financiare vendore
  • Krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet që shtojnë vlerë, përmirësojnë bilancin tregtar, zgjerojnë bazën e taksave, forcojnë rrjetin e sigurisë sociale dhe ulin varfërinë
  • Rritjen e mundësive për sektorët dhe popullatat e pashërbyera ekonomike duke përfshirë gratë, pakicat, fermerët, sipërmarrësit dhe të rinjtë
  • Ndërtimin e një institucioni të qëndrueshëm dhe të pavarur, duke u kujdesur për të mos promovuar stimuj të gabuar në treg

Për të rritur ndërgjegjësimin për emrin dhe pozicionin si dhe për të komunikuar objektivat kryesore që synon të arrijë FKGK, si pjesë e misionit të saj, më poshtë janë objektivat kryesore të konsulencës.

Objektivi i Konsulencës

Në përputhje me objektivat e saj, FKGK do të kontraktojë një agjenci marketingu që do të jetë ofruesi kryesor i shërbimeve për dizajnimin dhe krijimin e mjeteve të komunikimit të nevojshme për promovimin e vlerave të FKGK-së.

Fushëveprimi i punës

Ofruesi i shërbimit (kompania ose konsorciumi) do të kërkohet të ofrojë shërbimin e mëposhtëm të Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në, si në vijim:

  1. Prodhimin e markës Image video komerciale dhe koncepti print/dixhital
  2. Branding i produkteve të FKGK-së, të krijojë një koncept dizajni për të gjitha dritaret/produktet (deri në pesë copë).
  3. Prodhimi i videove të shkurtra për përdorim në rrjete sociale.

• Për kërkesën nën a) oferta do të përfshijë:

  • prodhimi i një reklame televizive, maksimumi 60 sekonda e gjatë e cila do të prezantojë qëllimin, funksionin dhe identitetin e FKGK-së. Reklamë e imazhit të markës me të paktën 3 versione të shkurtra me mesazhe të ndryshme

a) Prodhuesit do ta dorëzojnë videon në të gjitha formatet, të përshtatshme për mediat kryesore duke përfshirë përdorimin e TV dhe rrjeteve sociale.

b) Prodhuesit do të ofrojnë modele të printimit të imazhit të markës (brand image)/konceptit dixhital

c) Videoja do të realizohet me zë shqip dhe titra anglisht

d) Prodhuesit do ta dorëzojnë videon në të gjitha formatet e pajisjeve me qasje të lehtë.

e) Prodhuesit do të dorëzojnë dokumente të editueshme për dizajne të printuara/dixhitale

f) Të drejtat pronësore të videove do t'i takojnë Bankës Botërore dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

• Për kërkesën nën b) oferta do të përfshijë:

  • Të krijohet propozim dizajni origjinal dhe kreativ për produktet e kërkuara të FKGK-se – deri në pesë (5) dritare garancie.
  • Fotografi origjinale

• Për kërkesën nën c) oferta duhet të përfshijë:

  • Prodhimi i videove të shkurtra (deri në 5) me gjatësi maksimumi 45 sekonda me një mesazh të qartë, video grafike origjinale dhe krijuese dhe përmbajtje

Menaxher i Projektit:

Kompania fituese është e detyruar të caktojë një menaxher projekti. Një menaxher i projektit në bashkëpunim të ngushtë me personat përgjegjës në FKGK do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e kushteve të kësaj kontrate. Menaxheri i projektit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj kontrate, duke përfshirë menaxhimin dhe mbështetjen e ekipit, dhe koordinimin ndërmjet palëve të përfshira, dhe do të veprojë si pika kryesore e kontaktit për komunikimin dhe raportimin. Ajo/Ai do të sigurojë që të gjitha burimet e nevojshme janë në dispozicion për prodhimin me cilësi të lartë të produkteve dhe aktiviteteve të kontraktuara.

Detyrat specifike

  1. Përgatitja e një propozimi për videon, duke përfshirë përmbajtjen e saj. Storyboard të dorëzohet në mënyrë që PIU dhe Banka të miratojnë këtë propozim përpara se konsulenti të vazhdojë.
  2. Përgatitja e një skenari, në përputhje me propozimin, i cili do të miratohet nga PIU dhe Banka.
  3. Ofrimi i të gjitha shërbimeve për postproduksion, animacion dhe kolonë zanore.
  4. Prodhimi i një draft video, duke përfshirë infografikën dhe animacionet, me një kolonë zanore shqip me titra në anglisht, si dhe një version të dytë me kolona zanore në anglisht dhe titra shqip, të kënaqshme për PIU-në dhe Bankën. Përkthimi duhet të kontrollohet dhe miratohet nga PIU dhe Banka përpara se të punohet në kolonën zanore.
  5. Sjellja e propozimeve të dizajnit (të paktën 3 koncepte) për markimin (branding) të dritareve të FKGK-së
  6. Dizajni duhet të jetë i modifikueshëm dhe i adaptueshëm për të gjitha kanalet e reklamimit të FKGK-së (faqja e internetit; formatet e printimit A4/B5; mediat sociale; infografika, etj.)
  7. Marrja pjesë në takime me PIU dhe Bankën për të diskutuar dhe miratuar planin e punës, skenarin dhe draftin e videos.
  8. Prodhimi dhe shpërndarja e videos përfundimtare.
  9. Prodhoimi dhe dhënia e dizajneve përfundimtare siç kërkohet nga ky ToR.

Kualifikimi

  • Konsulenti duhet të jetë një firmë konsulente me përvojë relevante projekti në prodhimin e PR ose videoklipeve informative. Puna duhet të ndërmerret nga një ekip këshillues i përbërë nga ekspertë të cilët kanë aftësitë dhe kredibiltetin për të kryer punën.
  • Kompanitë Konsulente duhet të kenë zbatuar me sukses një kontratë të ngjashme në 3 vitet e fundit (2019, 2020, 2021).
  • Konsulenti duhet të ketë burimet e veta për të kryer detyrën dhe për të prodhuar videon (kamerë, video, etj.) si dhe hapësirën e tij të punës.

Konsulentët mund të lidhen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose një nën-konsulence për të rritur kualifikimet e tyre.

Kohëzgjatja e kontratës

Niveli i vlerësuar i angazhimit është (45) dyzet e pesë ditë pune dhe do të përfundojë deri më 31 dhjetor 2023, duke përfshirë komunikimet dhe shkëmbimet e koordinimit, sipas nevojës, me Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU).

Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

Përvojë pune përkatëse në zbatimin e projekteve të ngjashme (50%)

Numri i kontratave të ngjashme të zbatuara në 3 vitet e fundit (50%)

Konsulentët do të përzgjidhen në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Rregulloret e Prokurimit për Kredimarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar nëntor 2017, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ).

Pas përzgjedhjes së suksesshme, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) do t'i informojë të gjithë aplikantët për statusin e përzgjedhjes.

Firmat e interesuara konsulente mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:0-16:00 (e hënë në të premte). Shprehja e interesit duhet të dorëzohet me e-mail, në adresën e mëposhtme deri me date 29 mars 2023.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK

Adresa:“Njazi Alishani Nr.5

10000, Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]