business

Zyrtar i logjistikës dhe infrastrukturës zgjedhore

  • star Publikuar: 24-07-2025
  • star Skadon: 20-08-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: KQZ - Specialist zgjedhor

Fusha e studimit

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Nr. i Referencës: RN00018276

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 21.07.2025

Afati për aplikim: 22.07.2025 - 20.08.2025

Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Divizioni për mbështetje të operacioneve zgjedhore dhe koordinim në teren / Prishtinë

Zyrtar i logjistikës dhe infrastrukturës zgjedhore

Profesional 1

6.8 (847.95€

pagëbruto me shtesë tranzitore)

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Harton specifikat tekniketë materialeve zgjedhore në koordinim dhe sipas kërkesave të njësive tjera organizative;
  • Siguron planifikimin, evidentimin, shpërndarjen dhe rikthimin e materialeve zgjedhore;
  • Hulumton dhe propozon standardet për materialet që do të përdoren në proces zgjedhor;
  • Siguron infrastrukturën dhe logjistikën e qendrave komunaletë numërimit të votave para fillimit të procesit të numërimit;
  • Kujdeset për deponqendrore të KQZ dhe ështëpërgjegjës për materialin zgjedhor, duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen dhe krijon evidenca për materialin zgjedhor;
  • Siguron të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme për numërimin e votave në QKN dhe QNR;
  • Harton plan të detajuar për shpërndarjen e pajisjeve logjistike në qendrat komunaletë numërimit të votave dhe QNR dhe kthimin e tyre;
  • Përgatit planin logjistik për shkatërrimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit zyrtartë rezultateve të zgjedhjeve;
  • Siguron se i gjithë materiali zgjedhor administrativ që përdoret rregullisht në kohën e zgjedhjeve kthehet, regjistrohet dhe ruhet në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Definon kërkesat teknikepër të mbështetur aktivitetet në nivel komunallidhur me çështjetqë lidhen me operacionet zgjedhore;
  • Koordinon aktivitetet logjistike zgjedhore ndërmjet të KQZ dhe KKZ;
  • Detyra të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve
  • Lloji i arsimimit: Administratë Publike, Ekonomik, Juridik,Sociologji, Statistikë, Matematikë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavarura, për të ushtruardiskrecion mbi çështjetdhe, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Aftësi të përdorimit të paketës Ms Office ( Word, Excel, Power Point, Outlook);
  • Aftësi të përdorimit të Project Management Software.

Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtëinstitucioneve publike duhettë mbështetet së paku njëranga dëshmitë si në vijim:
  • pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
  • pasqyra e pagesavetë obligimeve tatimorenë përputhje me legjislacionin tatimorpër të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publikeduhet të dërgojnënjë vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar, se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik.

Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, ose e shkarkuar nga platforma elektronike e - Kosova,përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/ e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 04/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Nuk ka.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista– maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen