Kompani
Kujtesa
Kategoritë
Marketing, Reklamim dhe Marketing
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1845
“Kujtesa Net” Sh.p.k.
K O N K U R S
Pozita: Specialist/e Marketingu
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë së Marketingut.
- Menaxhon përmbajtjen në platformat e mediave sociale në të gjitha kanalet digjitale.
- Kujdeset për përmbajtjen e imazhit të fotografive dhe videove të postuara.
- Zhvillon përmbajtjen origjinale të postimeve dhe sugjeron mënyra kreative për të tërhequr më shumë trafik klientësh në rrjetet sociale duke promovuar kompaninë.
- Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve të Marketingut sipas planit të Marketingut.
- Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun digjital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të dhënave të marketingut, email, mediat sociale dhe kampanjat reklamuese të ekranit.
- Përgatitë raporte mbi performancën e përgjithshme të kampanjave të Marketingut në rrjete sociale.
- Identifikon trendet dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në njohuritë e fituara.
- Identifikon tendencat dhe teknologjitë më të fundit që ndikojnë në industrinë tonë.
- Bashkëpunon me ekipin e brendshëm për promovimin e produkteve në rrjetet sociale.
- Zhvillon dhe monitoron buxhetet e kampanjave.
- Mbanë kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë dhe furnitorët.
- Vlerëson metrikat e rëndësishme që ndikojnë në trafikun në faqet tona në media sociale dhe audiencën e synuar.
- Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me fushatat e Marketingut.
- Raporton në baza ditor, javore dhe mujore.
Kualifikimet dhe Kushtet e kërkuara:
- Diploma e shkollë së mesme ose Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
- Të ketë mbi 2 vite eksperience punë në sektorin Marketing.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Anglezë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Google AdWords, Google Trands.
- Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative.
- Aftësi të mira për të zhvilluar grafikë për postime dhe kampanja.
- Aftësi të mira për të menaxhuar me koleg/e dhe aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi për të krijuar tematika në kalendarin promocional.
- Përcjell përmbajtjen sociale në Facebook, Instagram, Linkedin dhe Youtube.
- Njohuri bazike në teknologji dhe terminologji të industrisë.
- Njohuri për funksionimin e strategjive digjiitale.
- Të zbatojë detyrat që i janë ngarkuar dhe të raportoj tek eprorët duke respektuar afatet e caktuara.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet të i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në
- Dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo Universitare (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 22.10.2024, Ora 16:00h.