business

Inxhinier i Ndërtimtarisë

  • star Publikuar: 26-11-2025
  • star Skadon: 22-12-2025
Kompani FLORI ENG
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shpallje për Vend Pune

Pozita: Inxhinier i Ndërtimtarisë

Vendi i Punës: Prishtinë (On site)

Orari: I Plotë

Detyrat e punës:

  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i punimeve ndërtimore në kantier;
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të punës sipas projekteve dhe specifikimeve teknike;
  • Përgatitja e raporteve ditore/javore mbi ecurinë e punimeve;
  • Koordinimi me projektues, nënkontraktorë dhe mbikëqyrës teknikë;
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe zbatimi i standardeve të sigurisë në punë;
  • Matja, përllogaritja dhe verifikimi i situacioneve të punimeve;
  • Pjesëmarrja në takime teknike dhe operacionale sipas nevojës;

Kualifikimet:

  1. Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
  2. Përvojë solide pune në ndërtimtari;
  3. Njohuri të mira të programeve: AutoCAD, MS Office; programet tjera të projektimit janë përparësi;
  4. Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese në kantier;
  5. Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presionin e afateve kohore;
  6. Njohja e gjuhës TURKE është kriter ekskluziv për këtë pozitë;

Aplikimi: Dërgoni CV-të në: [email protected]

Afati: Kjo shpallje mbetet e hapur 20 ditë nga data e publikimit.

Pas shqyrtimit preliminar të CV-ve, FLORI ENG do t’iu kontaktojë për procesin e mëtejmë. Inkurajohet kandidimi i inxhinierëve të rinj, të motivuar për punë dhe energjik.

Për info: 038 77 77 88

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu