Kompani
Fm Holding Group Shpk
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prizren, Gjilan
Shikime
2472
Kompania Fm Holding Group Shpk me seli në Prishtinë për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 2 vende pune agjent I shitjes ne terene te ndryshme Prizren , Gjilan:
Pozicioni : Agjent i Shitjes – Prizren
Agjent i Shitjes -Gjilan
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
- Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
- Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
- Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
- Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
- Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
- Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Patentë të vozitjes, kategori B
- Preferohet mosha nga 20-30 vjet.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Vemendje: Ne email te ceket Tereni per te cilin aplikoni!