business

Recepsioniste

  • star Publikuar: 22-09-2025
  • star Skadon: 03-10-2025
Kategoritë Administratë
Vendi i punës Skenderaj
Numri i pozitave 1

Tekno-Konstruksion është në kërkim të një Recepsioniste, e cili do të jetë përgjegjës për mirëpritjen e vizitorëve dhe klientëve, menaxhimin e telefonatave dhe komunikimeve hyrëse/dalëse, si dhe ofrimin e mbështetjes administrative për departamentet e kompanisë.

Detyrat Kryesore:

  • Mirëpret vizitorët dhe klientët, duke i orientuar tek personat ose departamentet përkatëse.
  • Përgjigjet dhe përcjell thirrjet telefonike në mënyrë profesionale.
  • Menaxhon postën hyrëse dhe dalëse (fizike dhe elektronike).
  • Regjistron dhe ruan evidencat e takimeve, dokumenteve hyrëse/dalëse dhe vizitorëve.
  • Mbështet stafin me detyra të thjeshta administrative si fotokopje, skanime dhe arkivim dokumentesh.
  • Kujdeset për organizimin e sallës së takimeve dhe koordinimin e orareve.
  • Siguron një mjedis mikpritës dhe të rregullt në recepsion dhe hapësirat e përbashkëta

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet në administrim, menaxhim apo fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol recepsioni ose administrativ përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze (ose të tjera) përbën avantazh.
  • Përdorim i mirë i programeve bazë kompjuterike (MS Office, email).
  • Organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.

Çfarë ofron kompania:

  • Një ambient pune dinamik dhe profesional.
  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të mëtejshëm.

Procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 03/10/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Recepsioniste” në subjektin e emailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu