
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Ndërtimtari, Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Benghazi
Shikime
74
Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Ndërtimit 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Benghazi- Libi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për zbatimin e projektit të infrastruktures si dhe bënë projektimin e detajeve sipas kërkesës;
- Eksperiencë në terren në ndërtimin e rrugëve ose aeroporteve;
- Aftësi për të organizuar ekipet e punës, pajisjet dhe operatorët, bazuar në planin e tij ditor të punës, i cili duhet të jetë në përputhje me orarin e projektit;
- Aftësi të mira komunikimi me ekipet e punës, mbikëqyrësit dhe klientin;
- Mbikëqyr të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe raporton te menaxheri i projektit;
- Mbajtja nën kontroll e të gjitha departamenteve në kantier: mekanike, elektrike, civile, punime dheu;
- I aftë të lexojë planimetri dhe projekte ndërtimi;
- I aftë të përgatisë raporte dhe orare ditore në Excel;
- Aftësi për të punuar në grup dhe qasje autoritare kur është e nevojshme;
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme relevante;
- Së paku 3-5 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve ndërtimore, preferohet në infrastrukturë të aeroporteve ose projekte të mëdha civile;
- Njohuri të avancuara të programeve softuerike (AutoCAD 2D, Civil 3D, Microsoft Office, Project Management Tools);
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunim me ekipet multidisiplinare; aftësi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase në aspektin profesional;
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe për të udhëhequr ekipet në terren;
- Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze (e preferueshme edhe gjuha teknike);
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi të larta në menaxhimin e projekteve komplekse;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikuese për të arritur afatet dhe standardet e kërkuara;
- Kualifikimet e lartpërmendura janë indikative dhe mund të përshtaten në varësi të kërkesave specifike të projektit.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 21 Mars 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.