business

Inxhinier i Makinerisë / Inxhinier i Prodhimit (Metal), Mjeshtër Saldues


Ruaj
  • star Publikuar: 16-02-2026
  • star Skadon: 25-02-2026
Kategoritë Inxhinieri, Saldues
Vendi i punës Prishtinë

METAL BAU – KONKURS PUNE

Metal Bau shpall konkurs për pozitat:

1) Inxhinier i Makinerisë / Inxhinier i Prodhimit (Metal)

Vendi i punës: Bernicë e Poshtme, Prishtinë
Orari: I plotë

Detyrat kryesore:

  • Planifikim dhe ndjekje e proceseve të prodhimit (prerje, saldim, montim).
  • Lexim, verifikim dhe përgatitje e dokumentacionit teknik (vizatime/plane, lista materialesh).
  • Koordinim me ekipin e prodhimit dhe kontrollit të cilësisë.
  • Përmirësim i rrjedhës së punës, eficiencës dhe standardeve të sigurisë.
  • Mbikëqyrje e përdorimit të materialeve dhe pajisjeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë: Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri e Prodhimit/Industriale, Mechatronikë, ose profile të afërta (përparësi me fokus në metal/përpunim).
  • Përvojë e dëshirueshme në konstruksione metalike ose industri prodhuese.
  • Njohuri në lexim të vizatimeve teknike.
  • Aftësi organizimi, komunikimi dhe zgjidhje problemesh.
  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë në punë.

2) Mjeshtër Saldues

Vendi i punës: Bernicë e Poshtme, Prishtinë
Orari: I plotë

Detyrat kryesore:

  • Saldim i elementeve/konstruksioneve metalike sipas planit teknik.
  • Përgatitje e pjesëve (pastrim, prerje, pozicionim) dhe montim bazë.
  • Kontroll vizual i cilësisë së saldimit dhe respektim i tolerancave.
  • Zbatim i rregullave të sigurisë dhe mirëmbajtje e pajisjeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë relevante si mjeshter saldues (preferohet në konstruksione metalike).
  • Aftësi për të lexuar vizatime teknike.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në (dhe nëse keni: certifikime/fotografi punimesh) në: [email protected] ose aplikoni fizikisht në zyret e Kompanisë.

Afati i aplikimit: 16 shkurt – 25 shkurt, 2026

Për informata shtesë: + 383 44 262 677

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu