“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: Agjent/e i/e Shitjes në Terren - (D2D)
Vendi i punës: (1) Prishtinë, (1) Prizren, (1) Gjilan, (1) Ferizaj, (1) Pejë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Merret me shitjen në terren të produkteve të Artmotion
- Bënë kontratat të reja me klientë rezidencial
- Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
- Shpërndan materiale promovuese nëpër njësi banesore dhe lagje të caktuara
- Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara
- Njofton klientët për produktet dhe shërbime ndaj klientëve
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diploma e shkollë së mesme,
- Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në fushën e telekomunikacionit);
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi në shkrimit të raporteve;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Benefite shtesë:
- Pagë kompetitive si dhe komisione në Shitje;
- Sigurim Shëndetësor;
- Mundësi zhvillimi brenda kompanisë;
- Ambient i shkëlqyeshëm i punës;
- Trajnime për zhvillim profesional;
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën dhe Qytetin. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 24.01.2025, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu