Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Ferizaj
Shikime
1487
Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
shpall
KONKURS PUNE
Titulli: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj
Detyrat kryesore:
- Kryen menaxhimin e përgjithshëm të degës;
- Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
- Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave të sigurimit;
- Përgatitja e ofertave në baza ditore për klient individual dhe biznese për produktet e sigurimit;
- Siguron zbatimin dhe implementimin e udhëzimeve për marrjen në sigurim me qëllim të realizimit të shitjeve dhe plotësimin e dokumentacionit për çdo policë sigurimi;
- Mbledh primet, identifikon debitorët dhe mban evidenca të sakta lidhur me këto;
- Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të SIGAL UNIQA në fushata dhe organizime të ndryshme;
- Mbikëqyrë dhe informon çdo muaj Drejtorinë e Përgjithshme për veprimet e konkurrenteve në tregun e vendit;
- Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat;
- Organizon periodikisht trajnime për stafin nën varësi e në bashkëpunim me Drejtorinë qendrore;
- Përgatitja e barazimeve javore, mujore dhe raportimi i tyre dhe kordinimi me Drejtorinë e Përgjithshme;
- Përgjigjet para Drejtorisë së Përgjithshme në lidhje me realizimin e objektivave të degës.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi;
Vendi i punës: Dega Ferizaj
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
- Përvojë pune mbi 5 vite, në lëmine profesionale, (preferohet përvoje menaxheriale)
- Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;
Të gjithë kandidatët/et duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi,
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV me fotografi,
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
- Dëshmi mbi përvojën e punës,
- Letër motivimi;
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj”
Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.