business

Thirrje për të Ofertuar për Konsulencë Arkitekturore për Blerjen e Zyreve/Objektit

  • star Publikuar: 12-11-2025
  • star Skadon: 26-11-2025
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Konsulencë Arkitekturore për Blerjen e Zyreve/Objektit për Nevojat e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është në fazën e vlerësimit të mundësive për investim në hapësira të reja për zyra, për të siguruar kushte më të mira pune dhe për t’iu përshtatur rritjes së kapaciteteve organizative. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit në ARBK.
  • Të dëshmojë kapacitet profesionale, relevant me kërkesat në këtë KPP.
  • Deklaratë nën betim (shkarkoni nga https://fondikgk.org/mundesi-partneriteti/ )
  • Të dëshmojë të paktën pesë (5) vjet përvojë në Kosovës, preferohet në Prishtinës.

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 19 nëntor 2025 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: : 19 nëntor 2025 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 26 nëntor 2025 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.