business

Kërkesë për Shprehje Interesi: Kampanja e Komunikimit dhe Shtrirjes për Pilotimin e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS)

  • star Publikuar: 08-02-2024
  • star Skadon: 26-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2098

Kërkesë për Shprehje Interesi

Data: Shkurt 07, 2024

Shteti: Kosova

ID e projektit: P171098

Nr. i Ref: SAS.1.1.CQ.001

Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës

Kampanja e Komunikimit dhe Shtrirjes për Pilotimin e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS)

PRAPAVIJA

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) e Republikës së Kosovës ka marrë kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në shumën 47 milion EUR për financimin e Projektit të Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë shoqërore të Kosovës. Përmirësimi i kapitalit do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuar në statusin e varfërisë (në vend tëkategorive), duke siguruar përfitime më adekuate, përfshirë një rritje të përfitimit për individ për familjet më të mëdha, dhe duke siguruar që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit. Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjes së kapacitetit të rrjetës së sigurisë shoqërore të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelin e varfërisë, si dhe për tronditjet, përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negative në nivelin e varfërisë së familjeve. Këto objektiva do të arrihen duke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e hartimit të SAS, (b) investime në sistemet e ofrimit të SAS, dhe (c) rritje evlerës së përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomiketë Pandemisë Covid-19.Së bashku, këto investime parashikohen të drejtojnë një rrjet të sigurimeve shoqërore që është më i arritshëm përfamiljet më të varfëra, siguron përfitime më domethënëse, dhe mund të zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose tronditjeve.

Reformat e vazhdueshme do t’i sfidojnë metodat aktuale të ndërveprimit ndërmjet Qendrave për Punë Sociale (QPS), përgjegjëse për shpërndarjen e pagesave me para të gatshme, sikurse edhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (ARPK),përgjegjëse për koordinim të shërbimeve të punësimit për përfituesit e SAS-it. Ligji i ri i SAS-it do të përfshijë ndryshimenë

  1. modelin e përfitimeve që do ta ulë dekurajimin e përfituesve për pjesëmarrje në tregun e punës dhe (ii) ri-definojë grupet e synuara të masave të aktivizimit dhe obligimet e ndërsjella që përfshijnë ato. Kjo reformë do të shoqërohet me përpjekje shtesë për të mbështetur integrimin e përfituesve të SAS-it në tregun e punës.

Krahas Reformës së SAS-it, në kuadër të Projekti të Reformës së Asistencës Sociale do të implementohen
edhe dy pilotime shtesë: pilotimi i SAS-it dhe Pilotimi i Aktivizimit.

Objektivi i Pilotimit të Reformës SAS është ta testojë një metodologji të re për përcaktimin e përshtatshmërisë së përfituesve të SAS-it (duke u mbështetur në Testin e Mjeteve Financiare dhe Testin e Mjeteve të Përafërta) sikurse edhe digjitalizimi i procesit të skemës së SAS-it, në mënyrë që të mundësohet dhe lehtësohet qëllimi i përgjithshëm i MFPT-së për hartimin e ligjit të ri të SAS-it dhe aktualizimin e SAS Reformës.

Në kuadër të Pilotimit të Aktivizimit për aktivizimin e përfituesve të SAS-it do të mbështeten trajnimet
adekuate si dhe programe tjera aktive në tregun e punës, duke i mbështetur ata në kalimin nga programet e tregut të punës nëtregun e punës.

Pilotimi i SAS-it do të shtrihet në gjithë vendin dhe do t’i targegojë familjet më të varfëra në Kosovë. Përderisa çdo familje që jeton në Kosovë, përfshirë edhe përfituesit e SAS-it do të kenë mundësi të aplikojnë për SAS Pilotimin, vetëm aplikantët më të varfër do të përzgjedhen për të përfituar nga pilotidhe do t’ju sigurohen të ardhura mujore për periudhë 12 mujore.

Brenda këtij konteksti, MFPT po kërkon kompani konsulente që ta zhvillojëdhe zbatojë kampanjën e komunikimit dhe shtrirjes për t’i informuar qytetarët dhe përfituesit për Pilotimin e SAS-it, si pjesë e planeve të Qeverisë për reformën e SAS-it.

OBJEKTIVI I ANGAZHIMIT

Qëllimi kryesor ikëtij angazhimi është informimi i përfituesve aktualëdhe potencialë mbi programin e pilotimit të shtrirë në mbarë vendin, nëpërmjet zhvillimit dhe zbatimit të Kampanjës së Komunikimit dhe Shtrirjes. Kampanja do të fokusohet në shpërndarjen e informatave për:

  1. Programin e SAS Pilotimit si pjesë e SAS Reformës
  2. Kriterin e përshtatshmërisë për përfituesit potencialë
  3. Procesin e aplikimit
  4. Mekanizmin e reagimev edhe ankesave

Informimi do të ketë shtrirje në mbarë vendin me synimin që të arrijë t’i informojë të gjitha komunitetet në zonat rurale dhe urbane. Theks të veçantë do të ketë shtrirja e informacionit tek pjesa e varfër dhe e cënueshme e popullsisë.

Qasja e duhur dhe informacioni i lehtë për t’u lexuar/kuptuar do të aplikohet në përgatitjen e të gjitha
materialeve të komunikimit me qëllim që të arrihet shtrirje edhe tek grupet më të margjinalizuara.

FUSHËVEPRIMI

Detyrat specifike që pritet të realizohen në kuadër të kësaj konsulence janë si më poshtë:

A. Zhvillimi dhe zbatimii planit të komunikimit dhe shtrirjes

  • Të rishikohen të gjitha dokumentet relevante për zhvillimin e planit
  • Të zhvillohet dhe finalizohet plani i komunikimit dhe shtrirjes në linjë me objektivat e programit të Pilotimit të SAS-it duke përdorur draftin fillestar të siguruar nga NjKP
  • Të zhvillohet plani i detajuar i afateve kohore për zbatim të planit të komunikimit dhe shtrirjes, bazuar në Planin e Pilotimit të NjKP-së që specifikon datat kryesore të zbatimit
  • Të rishikohen dhe ofrohen komentepër mesazhet e synuara (të zhvilluara nga Qeveria/MFPT) në linjë me vlerat dhe objektivat e programit të pilotimit për të siguruar konsistencë dhe ndikim në komunikim
  • Të sigurohen raporte të rregullta javore të monitorimit si dhe raporti final mbi progresin e implementimit të planit


B. Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve të komunikimit dhe shtrirjes:

  • Të dizajnohet logo e kampanjës në linjë me projektin dhe objektivat e projektit dhe pilotimit
  • Të dizajnohen materiale të qarta dhe me ndikim (fletëpalosje, posterë dhe/osebroshura)
  • Të dizajnohen dhe printohen materialepromovuese në linjë me temën e përgjithshme të kampanjës (banerë,folderë, fletore, lapsa)
  • Të prodhohen dhe transmetohen mesazhetelevizive dhe për radio, duke u siguruarqë përmbajtja e tyre është informative dhe e kuptueshme
  • Të shfaqen TV videot dhe radio mesazhetnë bashkëpunim me TV dhe radio-stacione (shpenzimet do të mbulohen nga kompaniae kontraktuar)
  • Të prodhohen video-grafika
  • Të krijohen versione koncize të videove televizive për përdorim në rrjete sociale
  • Të zhvillohen materialpër website dhe media sociale(inforgrafika, ballina)
  • Të përshtaten matrialete mediave sociale për shfrytëzimnë ëebsite, duke siguruar konsistencë ndërmjet platformave
  • Të shpërndahen materialet e shtypura në 40 Qendra për PunëSociale (QPS)
  • Sipas kërkesës, të dokumentohen aktivitetet e projektit përmesfotografive profesionale


C. Realizimi i sesioneve informuese/takimeve me komunitetin:

  • Të hartohet plan për aktivitetet e shtrirjes me rezultatet e pritura dhe afate të detajuara kohore,në bashkëpunim të ngushtëme QPS-të
  • Të bashkëpunohet me QPS-të për të identifikuar dhe definuar qartësiakriteret e përzgjedhjes së lokacioneve të përshtatshme dhe audiencën e synuar
  • Të fascilitohet përfshirja e audiencës së synuar në sesionet informuese/takimet e komunitetit
  • Të sigurohet shpërndarje e duhur e materialeve të shtypura tek audienca e synuar
  • Të monitorohet pjesëmarrja e audiencës së synuar në aktivitetet e shtrirjes


D. Realizimi i trajnimit për komunikim, shtrirje dhe shkathtësi të buta

  • Tëzhvillohet modul për trajnim mbi komunikimin, shtrirjen dhe aftësitë e buta në linjë me programin e Pilotimit të SAS-it
  • Të fascilitohet trajnimi për stafin e QPS-ve dhe/ose pjesëmarrës të tjerë, me qëllim të përmirësimit të shkathtësive të komunikimit dhe shtrirjes. Fascilitimi do të bëhet duke angazhuar trajnerë për ofrimin e modulit të trajnimit (shpenzimet tjera logjisike do të mbulohen nga Projekti SAS)


KUALIFIKIMET

Kompania Konsulente duhet të përmbush profilindhe specifikat e mëposhtme:

  • Të jetë kompani e regjistruar
  • Të ketë përvojë në zhvillimin, organizimin dhe zbatimin e kampanjave promovuese me vlerë mbi 30,000.00 eurosh, të dëshmuar përmes jo mëpak se 3 referencave
  • Të dëshmojëkapacitet dhe posedimtë resurseve kreativepër ta menaxhuar fushatën brendaafateve të specifikuara kohore, përmes CV-ve të stafit kryesor që do të angazhohet në zbatim të kampanjës
  • Përvoja në së paku një projekt/kampanjë për ngritje të vetëdijes publike e ndërlidhur me sektorin social është e preferueshme

Udhëheqësi i ekipit duhettë ketë:

  • Diplomë master në komunikim, marrëdhënie me publikun, marketing/biznes ose fushë e përafërt .Dëshmi të diplomës (kopje e noterizuar)
  • Së paku 5-7 vjet përvojë në fusha relevante profesionale në media dhe komunikim, kampanja të ngritjes së vetëdijës, marketing/biznes. Kjo duhet dëshmuar duke siguruar dëshmi që dokumentojnë qartë fillimin dhe përfundimin e periudhës së punës (kontrata të punësose dëshminë e trustit)
  • Përvoja në së paku një projekt/kampanjë për ngritje të vetëdijes publikelidhur me sektorinsocial është e dëshirueshme


Rolet dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqësi i ekipit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj kontrate, duke përfshirë menaxhimin dhe mbështetjen e ekipit, koordinimin e ekipit ndërmjet palëve të përfshira dhe do të veprojë si pikë kryesore e kontaktit për komunikimin dhe dërgimin e raporteve. Ai/ajo do të sigurojë prezencën e të gjithë anëtarëve të ekipit, sipas përbërjes së kërkuar që refletohet në planin e komunikimit dhe shtrirjes
  • Udhëheqësi i ekipit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve të kontraktuara dhe do të marrë përsipër detyrën e kontrollit të brendshëm të cilësisë. Përveç të qenit përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të projektit, udhëheqësi i ekipit do të funksionojë si ekspert dhe trajner në punë duke garantuar zbatim të aktiviteteve të projektit

Kërkesat:

  • Certifikata e Biznesit
  • CV-të e stafit kryesor
  • Portofolio e kompanisëme aktivitetet relevante të zhvilluara më herët
  • Së paku 3 referenca të verifikueshme, me emrat e kontratës dhe adresës, sipas specifikimit në pikën 2 të kërkesës së kualifikimeve
  • Një përshkrim i konceptit, metodologjive të propozuara, planittë punës, strukturës dhe qasjes që do të përdoret


REZULTATET

No.Rezultatet

Afati kohor

(pas nënshkrimit të kontratës)

1.

Zhvillimi i planittë komunikimit dhe shtrirjes duke shfrytëzuar draftinfillestar të siguruar nga Qeveria/MFPT

  • Zhvillimi dhe finalizimi i planit gjithpërfshirës të komunikimit dhe shtrirjes, të përgatitur nga NjKP
  • Zhvillimi dhe finalizimi i planit të përgjithshëm të zbatimit, të përgatitur nga Njkp
2 javë
2

Dizajnimi i materialeve të komunikimit dhe shtrirjes

  • Logo e kampanjës në linjë me objektivat e projektit
  • Shërbimet e fotografisë për materialet e shtypura të kampanjës si dhe materialet digjitale, sipas kërkesës
  • Fletëpalosje informative, të formtatit A4,A5 dhe/ose formate tjera në shqip, serbisht dhe turqisht
  • Flajerë A5 dhe/ose formate tjera në shqipm sebrisht dhe turqisht
  • Posterë A1,A0 dhe/ose formate tjera në shqip, serbisht dhe turqisht
  • Banerë gjatësia 250m (vertical) dhe gjerësia 85m (horizontal)
Gjatë 5 muajve
  • Folderë, A4 dhe/ose formatetjera
  • Fletore A5 dhe/ose formate tjera
  • Lapsa


Realizimi dhe transmetimi i Videove Televizive dhe Radio Mesazheve

  • Deri në 10 Video(deri në 2 minuta) me titra në serbisht dhe gjuhën e shenjave, që do të transmetohen në 3 televizione nacionale dhe 7 lokale ose sipas kërkesës (përkthimi nga shqipjanë serbisht dhe turqisht do të mbulohet nga kompania)
  • Animacion 2D, deri në 2 minuta, që do të transmetohet në 3 televizione nacionale dhe 7 lokale (osesipas kërkesës)
  • Deri në 10 Radio Mesazhe (deri në 1 minutë) në shqip dhe serbisht që do të transmetohen në3 radio stacione (ose sipas kërkesës)
  • Deri në 5 video-grafika dhe/osevideo mesazhe për të promovuar rezultatet e programit (ose sipas kërkesës)
  • Versione koncize të secilës video televizive për përdorim në media sociale


Dizajni i materileve promovuese në media sociale

  • Deri në 10 ballina për Facebook/LinkedIn
  • Deri në 100infografika (ose sipas kërkesës)
  • Materiale për ëebsite si dizajne, ilustrime, elemente grafike apotë tjera të gjeneruara ngavideo/audio, materialet e printuara apo produktet e mediave sociale, sipas kërkesës
  • Dizajn i prezantimeve Poëer Point
3

Shtypja dhe shpërndarja e materialeve të komunikimit

  • Shtypja e fletëpalosjeve, broshurave, flajerëve, posterëve informative
  • Shtypja e roll-up banerëve, folderëve, fletoreve, lapsave
  • Shpërndarja e materialeve të shtypura informative në 40 Qendrat për Punë Sociale në të gjitha komunat
  • Monitorimi dhe dokumentimi i procesit të shpërndarjes
Gjatë 5 muajve
4Realizimi i sesioneve vetëdijësuese/takimeve me komunitetin

2 muaj

  • Plan i detajuar për zbatimin e aktiviteteve të shtrirjes, përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat ëpr Punë Socialedhe partnerë tjerësipas nevojës
  • Deri në 20 sesioneinformuese/takime me komunitetin të përgatitura në bashkëpunim të ngushtë me QPS-të dhe parnerët potencialë
  • Caktimi i lokacioneve në zona ruraledhe urbane dhe audience e synuar me fokus tëveçantë në popullsinë e varfër dhe të cenueshme
  • Materiale promovuese për kampanjën, si banerë, folder,fletore, lapsa
  • Fotografi profesionale gjatë së paku 10 sesioneve informuese/takimeve me komunitetin
  • Projektorë për shfaqjen e Videove Televizive sipas kërkesës
4

Trajnimi për Komunikim, Shtrirje dhe shkathtësi të buta

  • Zhvillimi i modulit të trajnimit për komunikim, shtrirje dhe shkathtësi të buta
  • Fascilitimi i deri në 5 trajnimeve dy-ditore për 140pjesëtarëve të stafittë QPS-ve dhe të tjerë
  • Fotografi profesionale gjatë së paku 1 dite trajnimi
  • Monitorim dhe dokumentim i pjesëmarrësve gjatësesioneve trajnuese

4 javë

5

Raporti finali monitorimit

  • Përfshirja e statistikave të ndërlidhura me shfaqjen e videove në television dhe radio
  • Statistika lidhurme numrin e pjesëmarrësve në sesionet informuese dhe aktivitetet me komunitetin (endarë në statistika sipas grupmoshës, gjinisëdhe etnicitetit)
  • Statistika lidhurme numrin e pjesëmarrësve në trajnimin e komunikimit, shtrirjes dhe shkathtësive tëbuta

4 muaj

Raportet dhe i gjithë komunikimi me shkrim në lidhje me çështjet e Projektit do të jenë elektronike dhe në anglisht.

MFPT përmes NJKP dhe DSS do të japë komente për të gjitha raportet brenda2 jave. Pas marrjes së komenteve, Konsulenti do të ketë 2 javë kohë për të përditësuar rezultatet. Nëse raportetjanë të kënaqshme, MFLT do t’i miratojë brenda një jave.
Në rast se rezultatet ende nuk janë të pranueshme, MFLT dhe Kompania Konsulente do t’i diskutojnë
kushtete kontratës dhe do të bien dakordse si të vazhdohet tutje.

Të gjitha materialet promovuese (video, posterë, flajerë etj) të përgatitura nga kompania, duhet tëaprovohen nga MFPT para publikimit. NjKP do ta mbështesë kompaninë e kontraktuar t’i marrë aprovimet nga MFPT.

Kontrollimi i cilësisë së materialeve do të bëhet rregullisht nga NjKP.

KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS

Angazhimi pritet të zgjasë12 muaj, duke nisur nga fundii Marsit 2024 në Mars 2025.

Duke marrë parasysh sfondin e projektit, në të ardhmen mund të nevojitet edhe zhvillimi dhe implementimi i
aktiviteteve tjeratë komunikimit dhe promovimit për SAS reformën dhe Pilotimin e Aktivizimit.

Marrë parasysh këtë dhe kënaqëshmërinë e performancës së kompanisë së kontraktuar, është e mundur zgjatja/amandamentimi i kontratës për t’i përfshirë detyrat shtesë që mund të dalin gjatë procesit të implementimit të reformës dhe pilotimit të aktivizimit e që nuk janë përfshirë në këtë ToR.

MARRËDHËNIET DHE DETYRIMET E RAPORTIMIT

  • Lloji i Raportimit: narrativ
  • Kohëzgjatja: Javore ose/dhesipas nevojës
  • Gjuha: Anglisht

Kompania Konsulente do të bashkëpunojë ngushtë me Eksperten e Komunikimit dhe do t’i raportojë Koordinatorës së Projektit përmes Ekspertes së Komunikimit të Njësisë së Kordinimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i fton të gjitha kompanitë e kualifikuara konsulente
(“konsulentë”) të shprehin interes për ofrimin e shërbimeve.

Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacione që dëshmojnë që ata i posedojnë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën e duhur për t’i realizuar shërbimet.

Kriteret e vlerësimit për listën e ngushtë janë:

PËRSHKRIMIPIKËT
Përvoja në detyra të ngjashme dhe kualifikimi i konsulentëve70 pikë
Referencat nga punët e mëparshme30 pikë
100 pikë

Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqetnë Seksionin VII. Metodat e Miratuara të Përzgjedhjes: Shërbimet e Konsulencës së “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore, korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), duke përcaktuar politikën e Bankës Botërore mbi konfliktin e interesit.

Konsulenti do të përzgjedhet në përputhje me metodën e Kualifikimit të Konsulentit (CQ) të Marrëveshjes Kornizë, të përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.

Kompanitë konsulente mund të bashkohen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose një nënkonsulence për t’i rritur kualifikimet e tyre.

Kompania konsulente do të përzgjedhet në përputhje me metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ) të përcaktuara në rregulloret e sipër përmendura dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të lartpërmendura.

Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në16:00.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me ‘subject line’ “emri i Kompanisë_ Kërkesë për shprehje interesi_kampanja e komunikimit dhe shtrirjes për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale(SAS)” deri të Hënën, 26 Shkurt,2024 deri në orën 15:00, dhe duhet t’i përfshijnë të gjitha dokumentet e kërkuara.

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS) Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP

Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë E-mail: [email protected]