
Për nevojat e pikës në Prizren kompania”M.E Display”, shpall konkurs për pozitat si në vijim:
POZITA: MBIKQYRËS I PIKËS
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Koordinon dhe monitoron punët e punëtorëve të pikës;
- Takon klientët ekzistues si dhe ata potencial,
- Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët.
- Identifikimi i klientëve të rinj.dhe hulumtimi i tregut të pikës
- Kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore të punës,
- Sigurimin e niveleve të larta të kënaqësisë së klientit nëpërmjet shërbimit të shkëlqyer
- Përgjegjës për procesin e barazimit të arkës në baza ditore;
- Mirëmbajtja e dokumentacionit të pikës,
- Deponimi në bankë i parave të gatshme nga arka sipas raportit të deklaruar të shitjeve;
- Organizon dhe mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit të transportit për produktet e shitura deri të klienti i fundit.
- Merret me zëvendësimin e artikujve që mungojnë në pikë,
- Realizimi i objektivave të shitjes dhe raportimi periodik tek udhëheqësi
- Ndjekja e ciklit të plotë të shitjes, nga oferta deri në pagesë.
- Mbanë përgjegjësi për mallin që ka në pike,
- Kryen punë tjera të parapara nga udhëheqësi.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universitare (Preferohet Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi, apo Menaxhment);
- Përvojë e mëparshme në punë të ngjajshme,
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike, të komunikimit dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të punës;
- Vetë-motivues dhe i shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioriteve dhe arritjes së objektivave;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve;
- Të ketë patentë të kategorisë B,
POZITA: SHOFER
Përgjegjësitë:
- Transporti i dërgesave dhe shkarkimi i mallrave në vendin e dakorduar me blerësit sipas route-planit
- Pranim-dorëzimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës gjatë ngarkimit dhe pas shkarkimit të mallit
- Dergesa e produkteve në baza ditore, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga kompania
- Mbikqyrja e mjeteve të besuara të punës si dhe arritja e rezultateve të përcaktuara nga kompania
- Mirëmbatja e pastërtisë dhe kujdesi për automjetin transportues zyrtar si dhe mospërdorimi i duhanit brenda automjetit transportues zyrtar
- Raportimi i shkaktimit të dëmeve gjatë përdorimit të automjetit transportues zyrtar
- Kthimi i obligueshëm në bazë i automjetit transportues zyrtar pas përfundimit të orarit
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Te ketë të kryer shkollimin e mesëm;
- Te ketë pervoje pune në transport të mallrave;
- Njohja e terenit dhe gaditshmëria për të punuar në teren;
- Njohje e asortimanit të produkteve;
- Aftësi të fuqishme organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Pavarësi në punë dhe vetiniciativë ;
- Patent Shoferi valid (kategoria B).
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën [email protected] . Afati i aplikimit është 15 ditë nga dita e shpalljes.