
Network Accounting SH.P.K. në bazë te kërkesës së paraqitur, për risistemimin e vendeve të punës për shpall konkurs pune për:
Praktikante me mundësi punësimi si asistente të kontabilitetit
PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:
- Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit (përparësi);
- Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
- Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (e preferuar);
- Certifikime ne kontabilitet (e preferuar);
- Fakulteti Ekonomik; (e preferuar);
- Njohja e gjuhës angleze (e preferuar);
PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Nën mbikëqyrjen direkte të kontabilistit, do të kryej këto detyra:
- Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
- Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
- Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
- Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
- Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
- Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;
Avancimet
Gjate periudhës se punës mundësohet vijimi në trajnimet profesionale te cilat financohen nga Network Accounting
ORARI I PUNËS:
Ditët: e hënë – e premte
Ora: 9:00-16:30
Pushimi: 30 minuta
Vendi i punës: Prishtinë
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] , +383 46 404 444.
Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike dhe jo më larg se 31 korrik 2025, ora 16:00, ku vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.
Adresa për termine dhe intervistë: Rruga C, Prishtinë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!