business

Shpallje Pune – Përfaqësues/e Shitjesh (B2B)

  • star Publikuar: 27-11-2025
  • star Skadon: 27-12-2025
Kompani GOVISIBLE
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë

🔔 Shpallje Pune – Përfaqësues/e Shitjesh (B2B)

Pozicioni: Përfaqësues/e Shitjesh – B2B (Terren & Telesales)
Pagesa: Pagë fikse + komision
Lloji i punës: Kontratë pune / bashkëpunimi
Lokacioni: Kosovë (Remote + Terren)
Fillimi i punës: 01.12.2025 ose 01.01.2026

🔹 Rreth nesh

GoVisible ndihmon bizneset në Kosovë të rrisin prezencën e tyre online dhe të fitojnë më shumë klientë përmes marketingut digjital.

🔹 Përshkrimi i punës

Kërkojmë persona energjikë dhe ambiciozë për shitje, që kontaktojnë biznese, prezantojnë shërbimet tona dhe mbyllin kontrata – përmes telefonit dhe takimeve në terren.

✅ Pagesa
• Pagë fikse mujore
• Komision për çdo shitje të realizuar
• Fitimi total rritet sipas performancës suaj
• Struktura e pagesës shpjegohet në intervistë

🔹 Detyrat
• Gjetja dhe kontaktimi i klientëve të rinj
• Prezantimi i shërbimeve tona (telefon + terren)
• Organizimi i takimeve dhe mbyllja e kontratave
• Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
• Arritja e objektivave mujore dhe tremujore

🔹 Kërkesat
• Përvojë në shitje B2B (avantazh)
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
• Vetë-motivim dhe disiplinë
• Patent shoferi (avantazh)

🔹 Çfarë ofrojmë
• Pagë fikse + komision
• Ambient profesional
• Trajnime dhe skripte shitjeje
• Mundësi rritjeje dhe zhvillimi
• Bashkëpunim afatgjatë

📩 Aplikimi

Dërgoni CV në: [email protected]
Subjekti:
Aplikim – Sales (Emri Mbiemri)