business

Asistent social i terrenit

  • star Publikuar: 21-02-2024
  • star Skadon: 29-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1499

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

SHPALLJE PËR NJË VENDE TË LIRË TË PUNËS

  • Lloji i punës: Kujdesi social
  • Titulli i punës: Asistent social i terrenit
  • Organizata: Qatar Charity – Kosovë

Kualifikimi:

  • Diplomë universitare në “Menaxhment, Sociologji, Edukim…”;
  • Përvojë në përgatitjen e planeve, programeve dhe raporteve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi në programet e Microsoft Office.

Detyrat:

  • Kryen vizitat periodike vjetore në terren për çdo përfitues , në përputhje me standardet, kontrollet dhe planin kohor të përcaktuar;
  • Ngarkimi i raporteve të vizitës dhe nevojave të përfituesve në portalin e Organizatës së Qatar Charity;
  • Studimi i terrenit për identifikimin e përfitueseve të rinjë, vizita e tyre, plotësimi i formularëve të aplikimit, dhe ngarkimi i tyre ne portalin e Organizatës së Qatar Charity;
  • Mbikëqyrë zbatimin e nevojave te përfituesve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ngarkon raportin ne portal, sipas kohës se planifikuar dhe përcaktuar nga mbikëqyrësi direkt;
  • Organizon aktivitete në koordinim me mbikëqyrësin e tij;
  • Përgatitjen listave dhe raporteve vjetore dhe periodike për përfituesit, si dhe përcjelljen dhe realizimin e nevojave të përfituesve;
  • Punonjësi nuk është i detyruar të punojë me orar të caktuar në zyrë sipas planit të miratuar;
  • Përparësi do të kenë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën arabe ose angleze;
  • Të jetë banor në rajonin e Pejës;
  • Preferohet që kandidati të jetë e gjinisë femërore.

Udhëzime të rëndësishme për aplikim:

  • CV-së në PDF duhet t’i përmban të gjitha informacionet dhe kualifikimet personale të përmendura më sipër ose që nuk janë të përmendura;
  • Të gjitha certifikatat e përmendura në CV, duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një file) dhe të jenë të qarta;
  • Dosjes duhet t'i bashkëngjitet një dokument identiteti (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Nëse dokumentet nuk janë të plota ose të dhënat nuk janë të qarta, aplikacioni nuk do të shqyrtohet dhe nuk do të merret në konsideratë.
  • Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes emaili: [email protected]
  • Kodi i punës duhet të shkruhet në titullin e emailit: Asistent Social/Pejë - Kosovo/2024

• Afati i fundit për aplikime: 29/02/2024

Për çdo pyetje shtesë rreth aplikimit mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 045/565-202