business

Agjent i Shitjes

  • star Publikuar: 18-07-2024
  • star Skadon: 18-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2004

Kompania Fm Holding Group Shpk me seli në Prishtinë për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për vende pune agjent I shitjes ne terenin Prishtinë:

Pozicioni : Agjent i Shitjes – Prishtinë
Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B
  • Preferohet mosha nga 20-30 vjet.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu