business

Punëtor Sezonal për Montim të Dritave Dekorative

  • star Publikuar: 01-10-2025
  • star Skadon: 01-11-2025
Kategoritë Monter, Të tjera
Vendi i punës Fushë Kosovë

Pozita e punës: Punëtor Sezonal për Montim të Dritave Dekorative

Përshkrimi i pozitës:
ProLight Kosova kërkon punëtorë sezonalë për montimin e dritave dekorative në fasada dhe hapësira të jashtme. Kandidatët do të angazhohen në projekte të ndryshme dekorative, duke punuar në terren me ekipin tonë profesional.

Detyrat kryesore:

  • Montimi dhe demontimi te dritave dekorative sipas planit të projektit.
  • Punë në lartësi dhe në kushte të jashtme atmosferike.
  • Kujdesi për pajisjet dhe siguria gjatë punës.
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e projekteve brenda afateve të caktuara.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Nuk kërkohet përvojë paraprake (trajnimet jepen nga kompania).
  • Gatishmëri për punë sezonale dhe në orare fleksibile.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në punë praktike, elektrike ose montuese.

Paga për këtë pozite është 800 euro në muaj.

Të gjithë të interesuarit të kontaktojnë në:
[email protected] ose në numrin tonë kontaktues 049/ 33 55 11.

Gjendemi në Fushë Kosovë, rr. "Lidhja e Pejës afër EuroPrint.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu