business

Shitës/e në lokal

  • star Publikuar: 05-01-2024
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani StarTech
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2202

Startech është në vitin e 18 të operimit të saj në tregun e Kosovës, misioni dhe vizioni i kompanisë është që të shtrihet me shitje në rajon dhe më gjerë.

Startech kryesisht mbulon fushën e teknologjisë dhe me produktet e saja është lider në ofrimin e paijseve më të sofistikuara të fjalës së fundit.

Nëse jeni të motivuar dhe po kërkoni një vend të sigurt të punës ku mund ti aplikoni njohurit tuaja dhe të zhvilloheni në karierë, atëher jeni në vëndin e duhur, apliko!

Pozita

Shites/e në lokal

Detyrat kryesore:

  • Shërbimi ndaj Klientit: Të ofroj një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, duke iu ofruar këshilla teknike dhe duke siguruar një eksperiencë blerje të paharrueshme.
  • Shitje dhe Promovim: Të kryej aktivitete shitjeje dhe promovimi për të rritur shitjet dhe njohurinë e brendit.
  • Targetet: Të jetë i / e aftë të arrijë dhe ti tejkalojë targetet e shitjeve, të gjejë forma dhe mënyra praktike për ti përmbushur ato.
  • Menaxhimi i Stokut: Përgjegjësi për monitorimin e stokut në dyqan.

Kriteret:

  • Pasion për Teknologjinë: Duhet të keni një pasion për produkte dhe inovacione teknologjike.
  • Aftësi Komunikimi: Aftësi të shquara të komunikimit për të shërbyer klientët dhe për të bashkëpunuar me kolegët.
  • Përvojë në Shitje: Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, do të ishte një avantazh.
  • Aftësi Organizative: Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të menaxhuar stokun e produkteve.
  • Shkathtësi Teknike: Njohuri bazë e teknologjisë dhe aftësi për të mësuar dhe përdorur lehtësisht produkte të reja.

Paga:
Pagë bazë 800 euro Neto dhe bonuse në përqindje deri ne 100% te rroges, Ne ju mbajmë të motivuar që të rritemi së bashku!

Ne ofrojmë një mjedis të punës dinamik dhe një mundësi për të zhvilluar dhe rritur karrierën tuaj në fushën e shitjeve. Nëse jeni një person i përkushtuar, me pasion për shitjet dhe dëshirë për të bërë ndryshime pozitive, ju ftojmë të aplikoni për këtë pozitë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një foto në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën e dëshiruar.

Konkursi është i hapur deri më 31 Janar 2023.