business

VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI (5)

  • star Publikuar: 09-02-2023
  • star Skadon: 16-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Transport
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Trier
Shikime 27484

VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI - 5 POZITA

Punëdhënësi: Komuna TRIER - Republika RHEINLANDPFALZ

APPK dhe Akademia CEB nga Gjermania, Ofrojnë:

  1. Rikualifikimin EG3 përmes Agjensionit të Punësimit në Gjermani dhe
  2. Punësimin si VOZITËS AUTOBUSI tek Komuna TRIER - Republika RHEINLAND PFALZ

NËSEJU:

  1. Jeni të diplomuar në një shkollë të mesme;
  2. Posedoni Lejen e vozitjes, deri në kategorinë D (Veni re: Kategoria DE nuk kërkohet në këte aplikim, pra vetëm B, C dhe D, por mund të jetë edhe vetëm B dhe D);
  3. Të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1;
  4. Të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për VOZITËS AUTOBUSI - Kategoria D
  5. Të moshës 26 - 38 vjeç

JU OFROHËT:

  1. Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si para kushti kryesor për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin 55% Kandidati, 45% Programi;
  2. Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
  3. Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si Ndihmës Vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: VOZITËS AUTOBUSI - Kategoria DE.
  4. Mundësi e përhershme punësimi , me kushtet si në vijim:
    1. Rroga sipas tarifave për transportin publik, mbi mesataren e vendit për këte profesion;
    2. Beneficione të shumta, për punë jashtë orarit, në fundjavë, për festa... ;
    3. Autobusë të firmës Mercedes - Modeli më i fundit;
    4. Punëdhënësi: Ndërmarrje Publike - Shtetërore, me të gjitha përparësitë tjera.

Kjo ftesë i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këtë ftesë, do të marrin nga APPK (përmes e-mailit), programin me të gjitha informacionet e detajuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut: https://forms.gle/PAsHzgPzJdWanPU39, më së largu deri me 16.02.2023.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në [email protected]

E mirëpresim aplikimin tuaj, APPK