Shield Recruitment & HR kërkon Kontabilist 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare.
Vendi i punës: Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përpunimi i faturave të furnitorëve dhe sigurimi i pagesave të sakta dhe në kohë;
- Kryerja e rakordimeve mujore për llogaritë bankare, kartat e kreditit dhe llogaritë e bilancit;
- Ndihmë në mbylljen mujore dhe raportimin financiar;
- Komunikim efektiv me ekipet e brendshme dhe palët e jashtme.
Kualifikimet:
- Fakulteti Ekonomik ose te ngjashme;
- 1+ vit përvojë relevante në kontabilitet;
- Përvojë e dëshmuar me QuickBooks Online ose softuerë të tjerë kontabël;
- Aftësi të forta në Microsoft Excel dhe mjete të tjera financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.