business

Shofer Kamioni - Kategoria CE (3)

  • star Publikuar: 16-10-2024
  • star Skadon: 25-10-2024
Kompani Fluidi Group
Kategoritë Shofer
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Gjilan
Shikime 91

KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Shofer Kamioni - Kategoria CE (Punë brenda dhe jashtë vendit)
Numri i pozitave: 3
Lokacioni: Velekincë, Gjilan
Data e hapjes: 16.10.2024
Data e mbylljes: 25.10.2024

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Pozitës:

  • Transportimi i mallrave të kompanisë nga jashtë vendit në Kosovë.
  • Transportimi i mallrave brenda Kosovës, sipas nevojave të kompanisë.
  • Mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i mjetit të transportit.
  • Sigurimi i dokumentacionit të duhur për kalimin e kufijve dhe procedurat doganore.
  • Bashkëpunimi me ekipin e depove dhe menaxhimin për transportin e duhur të mallit.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë pune në rolin e shoferit të kamionit me kategori CE.
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Patenta e shoferit kategori CE.
  • Njohuri bazike të dokumentacionit për transport ndërkombëtar dhe procedura doganore.

Aplikimi:
Të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e sipërpërmendura janë të inkurajuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected] .
Në subjektin e emailit ju lutem specifikoni: “Aplikim për Shofer Kamioni - Kategoria CE”

Kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejshme të rekrutimit do të kontaktohen për intervistë.