
Konkurs për Punë
Virtus Auto LLC është një kompani e specializuar në blerjen dhe shitjen e veturave të përdorura, pa asnjë kufizim në markë, model apo vit prodhimi. Për të zgjeruar aktivitetin e saj në tregun e Kosovës, Virtus Auto LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:
Specialist i Shitjes së Veturave
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Prezantimi dhe shitja e veturave ndaj klientëve potencialë në sallon dhe online.
- Këshillimi i klientëve në lidhje me karakteristikat teknike, përfitimet dhe çmimet e veturave.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë.
- Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti i parë deri te përmbyllja e kontratës.
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për shitje dhe regjistrim.
- Përcjellja e tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.
- Raportimi i rregullt i aktivitetit të shitjes dhe performancës te menaxhmenti.
Kërkesat e Pozitës
- Diplomë bachelor në Biznes, Marketing, Menaxhment ose fusha të ngjashme (preferohet, por jo domosdoshmëri).
- Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në industrinë e automobilizmit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, bindëse dhe për ndërtimin e marrëdhënieve.
- Njohuri të mira të tregut të veturave dhe dokumentacionit përkatës në Kosovë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Njohuri të përdorimit të MS Office
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi)
- Patentë shoferi – kategoria B (e domosdoshme).
Ne Ofrojmë
✔ Pagesë konkurruese dhe bonuse motivuese në bazë të performancës
✔ Ekip profesional dhe atmosferë dinamike
✔ Trajnime dhe mundësi avancimi në karrierë
✔ Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në zgjerim të vazhdueshëm
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] jo më vonë se data 20 Prill 2025.
Ju lutemi, në subjektin e e-mailit shkruani titullin e pozitës për të cilën po aplikoni, p.sh., Specialist i Shitjes së Veturave.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen më tutje.