business

Asistent Administrativ

  • star Publikuar: 24-07-2025
  • star Skadon: 21-08-2025
Kategoritë Administratë, Komunë
Vendi i punës Mitrovica Veriore
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovica e Veriut shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Mesëm

Fusha e studimit: Arsim i mesëm i paspecifikuar

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Mitrovica e Veriut

Nr. i Referencës: RN00018282

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 22.07.2025

Afati për aplikim: 23.07.2025 - 21.08.2025


Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Komuna Mitrovicae Veriut

Zyra per Komunikim me Publikun

/ Komunae Mitrovices Veriore

Asistent Administrativ

Profesional 3

GJ47-4.38

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirëpostën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e- malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjerapër mbikëqyrësin si dhe ndihmonnë zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Ndihmon në publikimin e njoftimeve, lajmërimeve dhe informacioneve në faqen zyrtaretë institucionit apo në rrjete sociale;
  • Përcjellë e-mail zyrtare dhe sigurohet që të njejtat të përcillen në drejtorit dhe njësitë përkatëse;
  • Krijimi dhe dizajnimi i përmbajtjes vizualedhe informuese për postime dhe njoftime në faqen zyrtare të institucionit dhe platformat digjitale, në përputhje me udhëzimet e komunikimit institucional dhe identitetin visual;
  • Kryen edhe detyratjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikatoperative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  • Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje,jo më të vjetër se(6) gjashtë muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 05/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen