business

Kopshtar


Ruaj
  • star Publikuar: 03-06-2026
  • star Skadon: 09-06-2026
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

kopshtar (m/f/d)

Orar të plotë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë

FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org.

Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.

Kontributi juaj do të jetë

  • Mirëmbajtja e vazhdueshme e hapësirave të gjelbra duke përdorur mjetet të punës me kujdes sipas udhëzimeve teknike
  • Mirëmbajtja e Kopshtit: Kositja e barit, ujitja dhe mirëmbajtja e kopshtit në ambiente të PYLLIT TË ARINJVE Prishtina si dhe pjesa e Parkingut.
  • Kontrollë dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e shtegut të vizitorëve si dhe zbrazja e shportave të mbeturinave 1 herë në javë me anë të traktorit.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e tubave të kanalizimeve nëse është e nevojshme për të siguruar rrjedhen e ujërave të zeza në mënyrë efikase.
  • Aftësia për të kryer riparime dhe punime bazë, përfshirë punën me materiale të ndryshme te drurit apo edhe materiale të ndryshme dhe mjete tjera alternative.
  • Identifikimi dhe eleminimi i rreziqeve të mundshme të sigurisë për të parandaluar lëndime të punonjësve ose vizitorëve në hapësirat e jashtme dhe të brendshme.
  • Respektimi i rregulloreve të sigurisë dhe shëndetit duke siguruar një mjedis të sigurt për stafin dhe vizitorët
  • Aftesia fizike për të përballuar një ndërrim të plotë të aktivitetit dhe punës në ambientet e jashtme ne sezonen e veres dhe ne rast te intervenimive kur kemi reshje atmosferike (shi, bore etj)
  • Respektimi i rregullores dhe protokolleve të sigurisë se Organizates dhe përdorimi i pajisjeve të mbrojtjes personale ne raste kur është i obligueshem.
  • Kontrollë dhe monitorimin e inventarit të pajisjeve dhe veglave te punës që përdoren vazhdimisht, duke përfshirë gjendjen e tyre dhe riparimin nëse është e nevojshme.

Profili i kërkuar

  • Eksperiencë e mëparshme pune si Kopshtar
  • Patentë shoferi është një plus
  • Aftësi bashkëpunimi
  • Pasion i madh per mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS

Oferta jonë përfshin

  • Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
  • Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit NJE FOUR PAWS

Bashkohuni me ekipin tonë të pasionuar për të bërë një ndryshim për kafshët. Aplikoni me letrën tuaj motivuese dhe CV-në në shqip ose anglisht sot përmes:

Z. Arsim Maloku
F&A Specialist PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: [email protected]
Telefon: +383 44 102 901

Ne zbulojmë, shpëtojmë dhe mbrojmë kafshë unike nga shumë lloje të ndryshme përmes ndryshimeve sistemore dhe duke krijuar mjedise të përshtatshme për speciet në strehimoret tona.

Ne i vlerësojmë dallimet e kolegëve tanë dhe përpiqemi të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës, sepse besojmë se vetëm duke punuar së bashku mund të avancojmë mirëqenien e kafshëve në mbarë botën. Ne vlerësojmë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, dhe inkurajojmë fuqimisht kandidatët nga të gjitha prejardhjet dhe përvojat që të aplikojnë. Kjo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, individë me përvoja të ndryshme jetësore, identitete racore, origjina kombëtare, fe, prejardhje socio-ekonomike, mosha, orientime seksuale, identitete dhe shprehje gjinore, si dhe persona me aftësi të kufizuara. Ne mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni [email protected] nëse keni nevojë për ndihmë gjatë aplikimit për këtë pozitë.

Të gjithë personat e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre për këtë pozitë. Ju lutemi vini re se, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, zotërimi i një leje pune të vlefshme për vendin përkatës ose kualifikimi për ta marrë atë është kërkesë për këtë pozitë para fillimit të punësimit.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu