Konkurs Pune: Teknik Elektricist (3 Pozita) dhe ndihmës Teknik (3 Pozita)
Kompania jonë është në kërkim të 6 teknikëve të instalimeve elektrike për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse posedoni aftësi dhe përvojë në instalime elektrike, jeni personi i duhur për ne!
Pozita: Teknik Elektricist
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Vendosja dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
- Montimi i kanalinave metalike ose plastike dhe përgatitja e strukturave mbështetëse për kabllot.
- Instalimi i prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues për përdorim të përditshëm.
- Zbatimi i udhëzimeve teknike për montim dhe lidhje për realizim të saktë të detyrave.
- Zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar si kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
- Instalimi i trupave ndriçues LED dhe llambave të zakonshme.
- Lidhja e sistemeve të tokëzimit sipas standardeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Njohuri të mira mbi standardet dhe rregullat e sigurisë elektrike.
- Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës si kaçavidat izoluese, testuesit dhe multimetri.
- Njohje të tipeve të ndryshme të pajisjeve elektrike dhe përdorimi i tyre korrekt.
- Diplomë e shkollës së mesme teknike ose trajnim i specializuar në instalime elektrike.
- Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masat mbrojtëse për siguri maksimale.
Si të aplikoni?
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] .
Për më shumë informacione, na kontaktoni 044 292 797