Ref: CDF/HIV/TB/011/2023
7 Korrik 2023
FTESË PËR KUOTIM ÇMIMESH (FKÇ)
Furnizim me Vetura
1. Fondi për Zhvillimin Komunitar (CDF), me grant të pranuar nga Fondi Global udhëheq implementimin e projektit “Fuqizim të kontrollit të HIV/TB’së në Kosovë QNA-C-CDF-2683”.
2. CDF fton ofertuesit e kualifikuar që të paraqesin ofertat e mbyllura lidhur me “Furnizim me Vetura” për Fondin për Zhvillim Komunitar - Njësia për Menaxhimin e Projektit për TB/HIV në Prishtinë.
3. Prokurimi do të bëhet përmes procedurave konkurruese të tenderit të specifikuara në udhëzuesin e prokurimit të CDF.
4. Dosja e plotë e dokumenteve të tenderit mund të mirret nga ofertuesit e interesuar pas paraqitjes së kërkesës në email adresen e shënuar më poshtë.
5. Ofertat e mbyllura do të dorëzohen në adresën e cekur më poshtë, para ose me datën 24.07.2023 në orën 12:00 paradite. Ofertat e dorëzuara pas afatit të dorëzimit do të refuzohen dhe do ti kthehen ofertuesit të pa hapura.
6. Ofertat do të hapen menjëherë në prani të Ofertuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, në adresën e mëposhtme, me datën 24.07.2023 në orën 12:05.
Community Development Fund
Str. Sejdi Kryeziu no.41-43 (Qyteza Pejton)
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail address: [email protected]