Që prej themelimit në vitin 1990, ELMED e ka përqendruar veprimtarinë e saj në ofrimin e zgjidhjeve të integruara për printimin, etiketimin dhe kontrollin e produkteve. Funksionimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ekipit tonë, i cili përbëhet nga mbi 120 profesionistë të trajnuar, bazohet në profesionalizëm dhe entuziazëm në aplikimin e teknologjive më të fundit në fushën e shenjimit industrial.
Ne kemi përfaqësi në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Për shkak të rritjes së vëllimit të biznesit dhe zgjerimit të aktiviteteve tona, po kërkojmë një person të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të suksesshëm në pozicionin:
Pozita:
Shitës/e – Fokus në Etiketa Vetëngjitëse
Vendndodhja:
Fushë Kosovë
Numri i pozitave: 1
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
- Sigurimi i klientëve të rinj
- Prezantimi i produkteve
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të klientëve
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes së kompanisë
- Raportimi i rregullt te menaxhmenti i kompanisë
Kërkesat e Përgjithshme:
- Arsim i mesëm (niveli IV)
- Njohuri në përdorimin e MS Office
- Përvoja në shitje ose punë në terren përbën përparësi
- Njohuri kompjuterike
- Njohuri të gjuhës angleze për komunikim të brendshëm
- Patentë shoferi e kategorisë B e vlefshme
Profili i Kandidatit:
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtim të marrëdhënieve pozitive me klientët
- Qëndrim pozitiv dhe optimizëm
- Këmbëngulje dhe përkushtim
- Iniciativë dhe proaktivitet
- Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur
- Qasje analitike dhe sistematike në punë
Ne Ofrojmë:
- Pagë bazë + bonus mujor (%) bazuar në performancën e shitjes
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi
- Sigurim shëndetësor
- Ambient pune dinamik
- Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional
- Punë në një kompani me rritje të vazhdueshme në treg
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm dhe mjedisit dinamik të punës, mund të aplikoni për këtë pozicion duke dërguar CV-në tuaj në adresën e email-it: [email protected] .
Apliko shpejtë përmes sistemit!