business

Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç, Punëtore teknike

  • star Publikuar: 22-10-2024
  • star Skadon: 05-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim, Mirëmbajtje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1886

Datë: 22. 10. 2024

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA” – Prishtinë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr.

Titulli i vendit të punës

Vend i lirë

Numri i pozitave

1.Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç

1

1

2. Punëtore teknike

1

1

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 dhe punëtore teknike

Numri i kërkuar: 2 Pozita

Vend i lirë:-2 pozita

Data e alikimit: 22.10.2024 - 05.11. 2024

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”

Orarë i punës: I plotë

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
  • Letërmotivimin;
  • CV Personale ;
  • Dokumnet identifikimi;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore

  • Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
  • Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
  • Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
  • E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
  • E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
  • Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
  • Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për punëtore teknike:

  • Shkolla e mesme
  • Shkolla fillore

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën punëtore teknike

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e higjienës në Institucionin Parashkollor OJQ "Botanika “.
  • Pastrimin i të gjitha lokaleve të Institucionin Parashkollor OJQ "Botanika”, paisjeve si dhe objekteve përcjellëse.
  • Mirëmban ambientet brenda objektit të Institucionit Parashkollor OJQ "Botanika"(korridore, tualetet, zyre, dritare, dyer etj).
  • Mirëmban dhe pastron klasat (xhama, dysheme, tavolina, karrige) së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
  • Pastron setin e fjetjes së çdo krevati (qarqafët) dhe hekuros së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
  • Punët si hekurosja të organizohen kur fëmijët janë në gjumë dhe nuk pengon procesin.
  • Mbledh, pastron dhe i kthen në vende peshqirët dhe pajisjet tjera të ngjashme të higjienës personale;
  • Përgatitë kërkesën për nevojat e mjeteve higjienike (pajisje, tretësira te ndryshme, shampone/detergjente).
  • Siguron që detergjentet dhe mjetet higjienike janë në vend të përshtatshëm, ku fëmijët kanë çasje.
  • Detergjentet me aromë të padurueshme apo/dhe të rrezikshëm (domestos, thartirë) të përdoren vetëm kur fëmijët nuk ndodhen në kopsht.
  • Mirërnban hyrjen e kopshtit, paradhomën e pranim-dorëzimit;
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e oborrit të Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika "
  • Mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit të Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika".
  • Respektimin e afateve të caktuara nga Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ", Këshillit të Prindërve dhe ato zyrtare;
  • Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
  • Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika " që burojnë nga akte të tjera normative dhe rregullore të brendshme e që lidhen me misionin dhe qëllimin e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ".

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 22.10.2024 - 05.11. 2024. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në Mati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: [email protected] .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.