.png)
Kompani
KESCO Energy
Kategoritë
Institucionet Qendrore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
277
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Zbatimi, konfigurimi dhe optimizimi i modulit SAP PS (Project Systems)
- Kuptimi i kërkesave të biznesit, dokumentimi i kërkesave dhe ofrimi i zgjidhjeve për modulin PS
- Mbështetja e vazhdueshme për përdoruesit final, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur problemet
- Organizimi dhe pjesëmarrja në takime, përditësimet e rregullta për përdoruesit kryesorë të modulit
- Mbështetja teknike për sistemet SAP
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me SAP dhe mbajtja e regjistrit të zgjidhjeve
- Mbështetja për proceset e biznesit të modulit PS
- Bashkëpunimi me departamentet për të kuptuar nevojat e modulit SAP dhe PS
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit SAP
- Hartimi dhe dokumentimi i rrjedhave të proceseve
- Sesione trajnimi për përdoruesit
- Zbatimi i praktikave më të mira për mirëmbajtjen e sistemit SAP
- Asiston në zhvillimin e projekteve të lidhura me SAP
- Koordinimi me palët e jashtme për mbështetjen e SAP
- Mbështetja në integrimin e SAP me sisteme të tjera
- Punon me përdoruesit kryesorë për të identifikuar pengesat ose sfidat dhe për të zbatuar zgjidhje
- Pjesëmarrja në përmirësimet e sistemit, testimin dhe menaxhimin e patch-it
- Mbështetja në migrimin e të dhënave, kontrollimi i integritetit dhe mbështetje me raporte
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose më e lartë në shkenca kompjuterike, administrim biznesi, financa ose ngjashëm
- Përvojë pune 1-2 vite në pozitë të ngjashme
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Njohuri të avancuara të Microsoft Products, Teams, Jira
- Preferohet çdo certifikim SAP
- Kuptimi i rregulloreve dhe standardeve përkatëse të industrisë dhe Njohuri për ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe kërkesat e pajtueshmërisë me softuerin
- Njohuri të forta të moduleve SAP (p.sh., FICO, MM, HR, PS, Utilities) dhe integrimet e tyre, veçanërisht moduli PS
- Njohuri në fushat që korrespondojnë me modulin PS
- Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik
- Aftësi të shkathtësive të buta, menaxhim të projekteve dhe prioriteteve
- Aftësi të punojë në ekip dhe i/e pavarur
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1077
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
APLIKO