
Shpallje pune – Përfaqësues Shitjesh
Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh (B2B – Terren & Telesales)
Pagesa: Vetëm komision (100 % provizion) – pa pagë fikse / pa fix
Lloji i punës: Kontratë bashkëpunimi mbi komision
Lokacioni: Kosovë (Remote + Terren)
Fillimi i punës: nga data 01.11 ose 01.12.2025
Rreth nesh
GoVisible ndihmon bizneset në Kosovë të rrisin prezencën e tyre online dhe të fitojnë më shumë klientë përmes marketingut digjital.
Përshkrimi i punës
Kërkojmë persona energjikë dhe me ambicie për shitje, që kontaktojnë biznese, prezantojnë ofertat tona dhe mbyllin kontrata, në terren dhe përmes telefonit.
E rëndësishme – Pagesa
- Vetëm komision.
- Nuk ka pagë fikse, as pagë bazë, as fix.
- Fitimi juaj varet vetëm nga shitjet që realizoni.
- Potencial i lartë fitimi për ata që performojnë mirë.
- Struktura e komisionit shpjegohet gjatë intervistës.
Detyrat
- Gjetja e klientëve të rinj dhe kontaktimi i tyre (telefon + terren).
- Prezentimi dhe shitja e shërbimeve tona.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Organizimi i takimeve dhe mbyllja e kontratave.
- Arritja e objektivave mujore/tremujore.
Kërkesat
- Eksperiencë në B2B sales (marketing / shërbime digjitale – avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Vetë-motivim, disiplinë dhe fokus në rezultate.
- Përvojë në terren dhe leje drejtimi (avantazh).
Çfarë ofrojmë
- 100 % komision – pa pagë fikse.
- Fitim i lartë për performuesit e mirë.
- Punë nga distanca + takime në terren.
- Trajnime, skripte shitjeje dhe mbështetje të plotë.
- Mundësi bashkëpunimi afatgjatë.
Si të aplikoni
📩 Dërgoni CV-në në: [email protected]
Subjekti: Aplikim – Sales (Vetëm Komision) – [Emri Mbiemri]
Opsionale: 3–5 fjali mbi përvojën tuaj dhe datën e fillimit (01.11 ose 01.12.2025).