Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1916
Pozita:
Zv. Udhëheqës i Departamentit të Teknologjisë Informative (m/f)
Qyteti:
Prishtinë
Afati i aplikimit:
15/09/2022
Zv. Udhëheqës i Departamentit të Teknologjisë Informative (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, ose fusha të ngjashme;
- Çertifikime në fushën e TI-së, përbën avantazh;
- Minimum shtatë (7) vite përvojë pune në fushën e TI-së, dhe përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
- Minimum tre (3) vite përvojë pune të udhëheqjes/ menaxhimit;
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur në mënyrë të qartë dhe të saktë;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Kërkohet Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për të menaxhuar administrimin e bazës së të dhënave, mbështetjen e aplikacioneve dhe ekipet e zhvillimit të softuerit;
- Monitorimi i sistemeve të bazës së të dhënave, sigurimi i përdorimit optimal të burimeve në sistemet përkatëse;
- Monitorimin e vazhdueshëm të performancës së aplikacioneve nën përgjegjësinë e saj/tij;
- Sigurimi që sistemet janë të përditësuara, planifikimi dhe ekzekutimi i përmirësimeve të nevojshme në sisteme;
- Ndjek zhvillimet globale të lidhura me sigurinë e informacionit, duke siguruar eliminimin në kohë të dobësive të identifikuara;
- Kuptimi i kërkesave të vazhdimësisë së biznesit dhe zbatimi i mjeteve dhe zgjidhjeve të nevojshme në bankë;
- Menaxhimi i procesit të “backup”;
- Sigurohet se proceset janë në pajtueshmëri me rregulloret lokale dhe standardet ndërkombëtare;
- Udhëheqja e ekipit për të siguruar performancën më të mirë dhe motivim të lartë;
- Zhvillimi i aftësive të anëtarëve të ekipit, identifikimi i nevojave për trajnim;
- Siguron dokumentacion të mjaftueshëm në fushat e tij/saj përgjegjëse;
- Bërja e hulumtimeve dhe propozimi i zgjidhjeve efikase dhe praktike më të mira;
- Vendosja e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë me ekipet e TI-së dhe departamentet e tjera;
- Përfshirja në takimet e TI-së dhe marrja e rolit në takimet me menaxhmentin e lartë;
- Kryen detyra tjera në përputhje me nevojat e bankës dhe kërkesat e menaxhmentit ekzekutiv apo mbikëqyrësit direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 15 shtator 2022.