NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:
1 MERCHANDISER
Kandidatët dhe kandidatet për këtë pozitë duhët të kenë vendbanimin në qytetin e Prishtines dhe rrethinës së Prishtinës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pozicionimi i produkteve në kategori në përputhje me parimet e përcaktuara dhe parimeve të dukshmërisë dhe disponueshmërisë;
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut optimal në raft në lidhje me standardet FEFO, kujdesi për cilësinë e produktit (jetëgjatësinë) dhe pamjen e hapësirës së ekspozuar të produkteve;
- Mbajtja e regjistrave dhe raportimi për artikujt jashtë stokut (OOS);
- Vendosja dhe mirëmbajtja e POS materialeve për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të rritur produktivitetin;
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
- Vendosja, kontrolli i cmimeve dhe raportimi i parregullsive të mundshme;
- Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
- Përgadit dhe paraqet raporte dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
- Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojn dhe zhvillon strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;
______________________________________________________________
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Përvojë pune minimum 2-3 vite si Merchandiser/e në produkte Ushqimore dhe Pijeve si ato të ftohta (Frigorifera dhe Friza) dhe produkteve të raftave.
- Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Si të Aplikoni
NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected].
Afati i aplikimit është deri me datën 05 Dhjetor 2022 ora 17:00.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shkruani pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në pjesen "Subjet Line", dhe CV tuaj me emër në formatin (Emri Mbiemër - CV).