
Korporata BUÇAJ shpall konkurs për pozitën “Zyrtar/e ligjor/e - Senior”
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Angazhohet dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore në koorporatë;
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore;
- Përpilimi i shkresave procedurale në të gjitha fazat deri në finalizimin e tyre;
- Perfaqësimi në çështjet e caktuara juridike: pranë gjykatave, institucioneve shtetërore dhe organet tjera relevante;
- Asistimi në hartimin e akteve dhe dokumenteve tjera juridike të klientëve;
- Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi;
- Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë (preferohet drejtimi Civil-Juridik);
- Preferohet 1-2 vite përvojë pune praktike ne gjykata, avokati dhe/apo institucione tjera relevante;
- Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë;
- Njohuri të mira të paketës MS Office;
- Efikas në punë ekipore;
- Aftësi të mira të gjuhës angleze;
- Patent shoferi (B1);
Përparësi kanë kandidatët që:
- Mund të dëshmojnë pjesëmarrje në praktika ne gjykata/klinika juridike dhe
- Kanë notë mesatare mbi 8.0
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 08 Nëntor 2022 deri më 17 Nëntor 2022.
Shpalljet e fundit
Pastiçiere (Krepa, Pancake), Barist/e...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 23-10-2023
Punëtor në sektorin e prodhimit dhe n...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 02-10-2023
Arkatar/e në Market (2), Sektorist/e ...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 30-09-2023
Program Officer - Information Integri...
- Publikuar: 23-09-2023
- Skadon: 02-10-2023
Kryesues-e i-e njesise ligjoredhe per...
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 28-09-2023
Korres/e dhe paketues/e, Prodhim
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 06-10-2023
Punëtore në Administratë
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 22-10-2023
Menaxher i prodhimit
- Publikuar: 22-09-2023
- Skadon: 15-10-2023