Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon Banakier (1 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njohuri për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të ndryshme, alkoolike dhe joalkoolike;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e hijgjenes sipas kritereve të përcaktuara në hapësirat e Banakut;
- Përgjegjës për përpilimin dhe aktualizimin e kartës së banakut dhe ripërpunimin e vazhdueshëm të kartave të pijeve;
- Përkujdeset për trajtimin e sistemeve arkëtare;
- Përgjegjës për kontrollimin e faturave të mysafirëve;
- Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
- Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, e sidomos të pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
- Përgjegjës për zbatimin e paraqitjes korrekte, mbajtjen e uniformës të pastër dhe plotësimin e standardeve të higjienës personale;
- Përkujdeset për dhënjen e këshillave mysafirëve, me rastin e porosisë së pijeve të ndryshme;
- Përkujdeset për koordinimin e të gjitha porosive specifike;
- Përgjegjës për porositjen dhe blerjen e të gjitha paisjeve dhe materialeve të domosdoshme të banakut, dhe përcjelljen e tregut në mënyre qe ti njohë dhe ti përvetësoj “pijet e modës”;
- Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
- Përkujdeset për zbatimin e rregulltë të procesit të porosive;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton
- standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë, preferohet të diplomuarit në hoteleri;
- Të ketë së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale, preferohet si banakierë në hotele me 4 ose 5 yje;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
- Të mos jetë nën hetime;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 24 Prill 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.