Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon për rreth 20 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restaurantit dhe Kafeterisë në disa lokacione në Kosovë, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRIDONI më datë 09 gusht 2023, shpallë këtë:
K O N K U R S
Për pozitat e punës si në vijim:
- Kamarier/e – Katër (4) pozita;
Vendi i Punës: Pejë, Deçan dhe Gjakovë;
Detyrat kryesore:
- Mirëpret dhe informon klientët rreth menysë, dhe bën rekomandime.
- Merr porositë dhe servon ushqimin apo pijet e kërkuara.
- Sigurohet gjatë gjithë kohës që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
- Ua prezenton faturën klientëve dhe kryen pagesën.
- Dorëzon të hollat e arkëtuara gjatë ditës te personi përgjegjës.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.
Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
- Të ketë së paku tre (3) muaj përvojë pune;
- Të njohë mirë punën e shërbimit në Restaurant;
- Të ketë sjellje, qasje dhe komunikim shembullor;
- Të jetë i gatshëm të punojë të tregoj produktivitet të lart dhe për punë grupore.
NE OFROJMË:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Vlerësim të rregullt;
- Sigurim shëndetësor;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke plotësuar të dhënat përmes linkut në vijim: https://forms.gle/oxC8QNFuSVb2jUvJ7;
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektet e QT LIRiDONI në:
1. Magjistralen Pejë – Deçan, Raushiq, Pejë;
2. Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Deçan; dhe
3. Rr. “Nëna Terezë” pn. Dardani (Piskotë) Gjakovë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 26.08.2023. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.