business

Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve


Ruaj
  • star Publikuar: 12-02-2026
  • star Skadon: 18-02-2026
Kompani KEP Trust
Kategoritë Telekomunikim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar: Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve

Lokacioni: Zyra Qendrore -Prishtinë , (Nr. ref: KEP 04/2026)

Raporton tek: Menaxheri i Qendrës së Thirrjeve

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për pranimin/inicim të thirrjeve tek klientët për qëllime të ndryshme (fushata, sondazhe, oferta promocionale dhe të tjera); inicim të thirrjeve tek klientët delinkuent për pagesa të borxhit/ ose ri-thirrjeve po qe se paraqitet nevoja etj.
  • Trajton aplikacionet/kerkesat per kredi
  • Në mënyrë profesionale dhe etike komunikon përmes telefonit me klientët dhe palë të tjera
  • Mban shënime (evidenton në aplikacione përkatëse) në lidhje me thirrjet e kryera dhe informon në baza ditore Menaxherin e Qendrës së Thirrjeve
  • Punon në menyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale
  • Posedon aftësi për të mësuar shpejtë dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese
  • Posedon aftësi për të trajtuar klientët/çështjet problematike/situatat e vështira
  • Detyra të tjera.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Ekonomi/ Financa apo ndonje fushe tjeter, është e Obliguar
  • Preferohet së paku një vit përvojë pune në Qendër të Thirrjeve apo Kolektime ose një kombinim i shkollimit dhe përvojës në shërbimet financiare
  • Njohuri të shkëlqyeshme komunikuese dhe negociuese
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office)
  • Njohuri e mirë e gjuhës serbe është përparesi

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formën e aplikimit për punesim e gjeni në https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 18 shkurt 2026

Shenim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!