Shield Recruitment & HR kërkon Kuzhinier 1 (një vend pune) për klientin e saj.
Vendi i Punës: Mongoli
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit dhe gatuan ushqime sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara nga kuzhina.
- Siguron cilësinë, shijen dhe prezantimin e duhur të ushqimit para servirjes.
- Mirëmban pastërtinë, higjienën dhe organizimin e hapësirës së kuzhinës gjatë gjithë procesit të punës.
- Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të stafit për përgatitjen dhe realizimin në kohë të porosive.
- Monitoron stokun e lëndëve të para dhe njofton me kohë për nevojat e furnizimit.
- Zbaton rregullat dhe standardet e sigurisë ushqimore dhe higjienës në kuzhinë.
- Merr pjesë në përgatitjen dhe zhvillimin e menuve, si dhe kontribuon me ide për receta të reja sipas nevojës.
- Kujdeset për zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes nga zjarri, si dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse gjatë punës.
Kualifikimet:
- Shkollim profesional për kuzhinier.
- Përvojë e mëparshme në kuzhinë, në role të ngjashme.
- Njohuri të mira të teknikave të gatimit dhe përbërësve.
- Aftësi organizative dhe puna në ekip.
- Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Mundësi për të punuar nën presion dhe në një ambient me ritëm të shpejtë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Mars 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.