.png)
NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:
Asistent/e për punë administrative
Orari i punës: Part-Time
Vendndodhja: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe përpunimi i dokumenteve administrative të përditshme.
- Organizimi dhe mbajtja e rendit të kalendarëve të takimeve dhe aktiviteteve të përditshme të stafit.
- Mbështetje në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve.
- Koordinimi dhe administrimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm përmes telefonit dhe email-it.
- Ndihmë në menaxhimin e dosjeve dhe arkivave, duke siguruar që informacionet janë të organizuara dhe lehtësisht të arritshme.
- Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës dhe udhëzimeve nga menaxherët.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare të nivelit të parë ose student/e në përfundim të studimeve (preferohet në fushën e administratës,juridikut, menaxhimit, ose fushave të ngjashme).
- Eksperienca e mëparshme në pozita administrative është një avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikative.
- Njohuri të avancuara të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint).
- Njohja e gjuhës angleze është një avantazh.
Orari i punës: 08:00 - 12:00
NELT L.L.C., është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] . Afati i aplikimit është deri me datën, 13 mars 2025, në ora 16:00h.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shkruani pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në “subjekt” të emailit , dhe CV-ja juaj të jetë e emëruar (Emri Mbiemri - CV).