business

Menaxhere, Shitëse


Ruaj
  • star Publikuar: 04-02-2026
  • star Skadon: 04-03-2026
Kompani Office Shoes
Kategoritë Shitje, Menaxher/e
Vendi i punës Gjilan
Numri i pozitave 2

Office Shoes, për dyqanin në Albi Mall, Gjilan, po kërkon të punësojë:

  1. Menaxhere
  2. Shitëse

Menaxhere Dyqani

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për Menaxhere Dyqani:

  • Menaxhimi i përditshëm i funksionimit të dyqanit
  • Organizimi dhe udhëheqja e stafit
  • Kujdesi për realizimin e objektivave të shitjes
  • Mbikëqyrja e stokut dhe prezantimit të produkteve në dyqan
  • Ofrimi i shërbimit profesional ndaj klientëve dhe zgjidhja e kërkesave të tyre

Kërkesat:

  • Përvojë pune në menaxhim (preferohet në shitje me pakicë/fashion)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
  • Aftësi udhëheqëse dhe punë në ekip
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve

Kërkesat e përgjithshme për Shitëse:

  • Preferohet përvojë pune paraprake në shitje,
  • Duhet të jenë metodik dhe të organizuar,
  • Fleksibile dhe e shpejtë në zgjidhjen e problemeve,
  • Kanë njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese,
  • Orar shumë të përshtatshëm dhe respektim i kodit të punës,
  • Ambient cilësor pune & ekip shumë bashkëpunues,
  • Trajnime të vazhdueshme.

Office Shoes është një zinxhir ndërkombëtar dyqanesh me një imazh shumë të njohur në shitjen e markave globale të këpucëve si: Lacoste, CAT, Tommy Hilfiger, Vans, Converse, Polo, Ralph Lauren, Calvin Klein, Dr Martens, New Balance, Birkenstock, Skechers, UGG, e shumë të tjera, me një cilësi të lartë e nëpërmjet një shërbimi të përkryer.

Ju lutem dërgoni Cv tuaja në adresën [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu