Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2203
Senior Legal Specialist
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Detyrat kryesore:
- Përpilimi i kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta;
- Përgatitja e akteve të brendshme të kompanisë dhe vlerësimi periodik i tyre;
- Ndihmon menaxherin e departamentit të marrjes në sigurim për lidhjen e kontratave të sigurimit;
- Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve;
- Kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit;
- Propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra;
- Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet;
- Merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve;
- Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv;
- Detyra tjera sipas kërkesës së Kryeshefit Ekzekutiv;
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik; kualifikimi master Civil ose Financiar i preferueshëm);
- Përvojë pune së paku 5 vite, në lëminë profesionale;
- Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në institucione financiare;
Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi;
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Letër motivimi;
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual;
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Senior Legal Specialist”
Konkursi është i hapur deri me datën 30.11.2023
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.