Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Merchandiser/e për Gjakovë (2 pozita)
Merchandiser/e për Suharekë (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bën porositë e mallit sipas nevojës;
- Bën sistemimin e mallit duke aplikuar metoden FIFO;
- Ruan pozicionimet e produkteve në bazë të hapsirës së caktuar;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet;
- I përmbahet standardeve të temperaturës si dhe percjell afatet e skandences së mallrave;
- Deklaron për çdo produkt i cili mund të jetë i rrezikuar të skadojë dhe problemet tjera tek personat kompetent;
- Tërheq vëmendjen e konsumatorëve për produktet përmes promovimit dhe kontribuon në shitjen e tyre;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
- Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
- Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje/merchandising.
Mënyra e aplikimit
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. andaj inkurajojmë gratë dhe vajzat të aplikojnë për poziten e shpallur duke dërguar CV-në e tyre përmes postes elektronike: [email protected]
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Qyteti.
Konkursi mbetet i hapur deri me 28/07/2023.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com