business

Zyrtar për projekte

  • star Publikuar: 17-11-2022
  • star Skadon: 30-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Syri i Vizionit
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1931

SHPALLJE PËR VEND PUNE

Titulli i punës: Zyrtar për projekte

Vendi i punës: Pejë

Fillimi i punës: 1 dhjetor 2022

Kohëzgjatja: Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Syri i Vizionit kërkon të punësojë një zyrtar për projekte dhe profesionist për mbështetje psikosociale - psikolog ose sociologe, në kuadër të projekteve që zbatohen nga Syri i Vizionit.

Zyrtari për projekte do të jetë përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxherin e programit për zhvillimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të programit, takimet me akteret, donatorët dhe përfituesit, raportimin dhe vlerësimin si dhe mbështetjen psiko-socioale.

Përpos punës me stafin e programit, Zyrtari për projekte do të punojë edhe me stafin e organizatës dhe partnerët; do të bëjë plane, analiza e raporte. Ai/ajo do të udhëheqë, këshillojë dhe mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të ekipeve të programit dhe organizatës për të arritur rezultatet e pritura.

FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË:

Zyrtar për projekte

  • Punon me menaxherin e programit që të sigurojë zbatimin e Standardeve të Cilësisë të Syri i Vizionit
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet e projektit
  • Prezanton projektin tek palët e interesit dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet ku shtrihet projekti
  • Punon ngushtë me akterët për t’i identifikuar përfituesit
  • Organizon trajnime për përfituesit e projektit
  • Përpilon raport për aktivitet dhe për projektet sipas kërkesës
  • Ofron mbështetje psiko-sociale për përfituesit
  • Komunikon dhe bashkëpunon me stafin drejtues dhe të akterëve të projektit në vlerësimin dhe raportimin e nevojave specifike psiko-sociale dhe edukative të grupeve të interesit
  • Identifikon nevojat specifikave psikologjike dhe sociale të pjesëmarrësve në aktivitetet e projektit
  • Trajton/ofron mbështetje psikosociale në bazë të nevojave të identifikuara, në bashkëpunim me stafin dhe drejtuesit e programit
  • Organizon seanca konsultuese dhe dëgjimore me akterët e projektit, varësisht nga rastet dhe nevojat;

Raportimi

  • Punon ngushtë me menaxherin e programit dhe koordinatorët tematikë që të sigurojë përgatitjen me kohë të raporteve të brendshme dhe të jashtme e produkteve përkatëse; vërteton saktësinë, kohën dhe përshtatshmërinë e informacionit.
  • Përgatit raportet e konsoliduara vjetore të programit dhe organizon mësim të duhur për të shpërndarë arritjet kryesore dhe mësimet e nxjerra.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare në Psikologji, Sociologji apo në ndonjë drejtim të shkenca shoqërore apo ndonjë fushë përkatëse /Titulli Master është një përparësi
  • Përvojë pune përkatëse në një mjedis të OJQ-ve
  • Aftësi për të koordinuar punën ndër-drejtori dhe ndër-sektoriale
  • Shkathtësi të larta ndër-personale dhe komunikuese
  • Shkathtësi të larta lehtësuese dhe prezantuese
  • Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office]
  • Mundësi dhe gatishmëri për të udhëtuar në të gjitha pjesët e vendit
  • Përkushtim dhe mirëkuptim për synimet, vlerat dhe parimet e Syri i Vizionit, përfshirë edhe qasjet e bazuara në të drejta
  • Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë
  • Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake është një përparësi
  • Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale

Preferohet

  • Përvojë pune në ndonjë organizate lokale joqeveritare apo të ngjashme
  • Patentë shoferi, kategoria B

Mënyra e aplikimit

Aplikacionet në gjuhën shqipe (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 30 nëntor 2022 në formë elektronike në [email protected]

Vetëm kandidatët që do të futen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.